Spitali Onkologjik në QSUT prej vitesh përballet me probleme të shumta dhe serioze, të denoncuara vazhdimisht nga gazetari Osman Stafa përmes investigimeve të gjata mbi trajtimin e pacientëve me sëmundje neoplazike. Sipas tij, problematikat janë të thella dhe të vazhdueshme, mungesë barnash jetike, aparatura mjekësore të amortizuara ose të pamjaftueshme, si edhe ambiente të papërshtatshme për pacientë që përballen çdo ditë me trajtime të rënda, të gjata dhe emocionalisht shkatërruese.

Së fundimi janë bërë disa ndryshime të dukshme në Spitalin Onkologjik. Janë vendosur poltronë të rinj për terapinë ditore dhe janë përmirësuar disa ambiente ku pacientët marrin kimioterapinë. Këta poltronë shërbejnë për administrimin e trajtimeve që zgjasin me orë të tëra dhe janë thelbësorë për lehtësimin e vuajtjes fizike të pacientëve gjatë procesit të mjekimit. Trajtime këto të cilat më parë merreshin nga qytetarët të ulur në karrige normale.

Sipas gazetarit Osman Stafa, kostoja për 30 poltronë dhe rikonstruksionin e dy ambienteve kap vlerën rreth 75 mijë euro, por këto para nuk janë dhënë nga shteti shqiptar. Ndërhyrja është realizuar nga Fondacioni Mane, pra nga një donator privat dhe jo nga buxheti publik. Stafa e krahason këtë investim me projekte të tjera qeveritare, si “Kopshti Eden”, për të cilin janë shpenzuar rreth 4.3 milionë euro. “Sipas burimeve të mia, 30 poltronë dhe ambjentet e rikonstruktuara të 2 dhomave, kanë kushtuar rreth 75 mijë euro. Këto i ka paguar donatori(Fondacioni Mane). Pra shteti i Kopshtit Eden, 4.3 mln euro nuk ka 100 mijë euro për të vendosur 60 poltronë në Onkologjik,” shkruan ai.

Samir Mane, ka vizituar personalisht hapësirat e rehabilituara në Onkologjik, duke parë nga afër ndërhyrjen. Ai është shprehur se, sapo u informua për nevojën emergjente, fondacioni reagoi menjëherë, duke marrë masa që poltronët të vinin në kohë dhe duke ndihmuar paralelisht edhe në rinovimin e ambienteve.

Fakti që një fondacion privat merr përsipër atë që duhet të ishte detyrë e qeverisë nuk është histori suksesi, por simptomë e dështimit institucional. Ndihma është e mirëpritur dhe e nevojshme, por nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë e shtetit për shëndetin publik. Në fund të ditës, këta pacientët nuk kanë nevojë për propagandë, por për ilaçe, aparatura funksionale dhe kushte dinjitoze jo falë bamirësisë, por falë shtetit që paguajnë me taksat e tyre.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13