Për dekada, një shoqatë e pavarur e organizatave të lajmeve përcaktonte gazetarët që e shoqërojnë Presidentin amerikan në Zyrën Ovale ose në udhëtime. Tani Shtëpia e Bardhë me Trumpin dëshiron ta përcaktojë vetë këtë. Në të ardhmen, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vendosë vetë se cilat media do të lejohen të raportojnë rregullisht nga afër për Presidentin Donald Trump. Administrata e Trump-it po braktis kështu një traditë dekadash të organizatave të lajmeve të zgjedhura në mënyrë të pavarur që shoqërojnë Presidentin në udhëtimet e tij. “Në vazhdim, grupi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë do të përcaktohet nga ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë,”- tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Grupi përbëhet nga një përzgjedhje e gazetarëve, të cilët marrin pjesë në emër të të gjithë gazetarëve të akredituar – për shembull në ngjarje ku hapësira është e kufizuar – dhe ua transmeton informacionet të gjithëve si pjesë e një procedure të standardizuar. Përbërja e këtij grupi më parë ishte rregulluar nga një procedurë qarkore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA).

Shtëpia e Bardhë e justifikon ndryshimin me modernizimin

Leavitt tha se ndryshimet do të ndërronim me rotacion organizatat tradicionale të lajmeve dhe gjithashtu do të merrnin parasysh shërbimet “streaming”. Kjo është sipas saj një modernizim i grupit të shtypit. “Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të kenë qasje në grup më shumë media se më parë.”– tha Leavitt.

Kjo vlen, ndër të tjera, për radiot dhe televizionet lokale që janë “afër popullit”. Shumë nga transmetuesit lokalë i përkasin grupit mediatik Sinclair, i cili konsiderohet populist i krahut të djathtë dhe njihet se u jep gazetarëve të tij udhëzime të centralizuara si të raportojnë.

Karoline Leavitt

Kritika për vendimin e Shtëpisë së Bardhë

Jon Marshall, profesor i historisë së medias në Universitetin Northwestern, e quajti vendimin “një hap të rrezikshëm për demokracinë”. Kjo do të thotë se “Presidenti mund të zgjedhë se kush informon për pushtetin ekzekutiv, duke injoruar faktin se është populli amerikan që paguan për operimin e Shtëpisë së Bardhë me taksat e tij, për udhëtimet e Presidentit dhe pagën e Zëdhënëses së Shtypit”.

Edhe nga vetë WHCA vijnë kritika të ashpra. Presidenti i Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Eugene Daniels tha se organizata e tij e zgjeron vazhdimisht numrin e anëtarëve të saj për të përfshirë media të reja. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë “minon pavarësinë e një shtypi të lirë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Në një vend të lirë, udhëheqësit nuk duhet të jenë në gjendje të zgjedhin trupën e tyre të shtypit.”

Kësaj i paraprin një mosmarrëveshje me AP

Sfondi i gjithë kësaj është mosmarrëveshja me agjencinë amerikane të lajmeve AP, e cila vazhdon prej javësh dhe tashmë ka mbërritur në gjykatë. Gazetarët e AP nuk kanë më qasje në Zyrën Ovale, sepse agjencia e lajmeve nuk përdor më termin e ri të Trumpit “Gjiri i Amerikës” për t’iu referuar ujërave në jug të bregdetit të SHBA, të cilat njihen ndërkombëtarisht si “Gjiri i Meksikës”. AP i paditi përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, por të hënën një gjykatës federal refuzoi të urdhëronte menjëherë Shtëpinë e Bardhë që të rivendoste qasjen e agjencisë së lajmeve në evente të ndryshme me presidentin. AP nuk kishte dëshmuar se agjencia e lajmeve kishte pësuar dëm të pariparueshëm si rezultat i vendimit të administratës Trump, argumentoi gjyqtari.

Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Deutsche Welle”. Lexoni KËTU

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14