
Kandidatja për postin e Sekretares së Shtetit të Miçiganit, Suzanna Shkreli është me origjinë shqiptare. Ajo e ka vënë theksin e punës në mbrojtjen e demokracisë, të drejtat e votimit dhe qeverisjes transparente. Në karrierën e saj Shkreli është fokusuar në fushën e ligjit dhe administratës si edhe gjatë ushtrimit të funksionit si Prokurore Ndihmëse në Qarkun Macomb ka patur mundësi të kontrollojë zhvillimin e reformave në drejtësi për të miturit. Kandidatja Shkreli ka mbajtur poste të rëndësishme e emëruar nga guvernatori i Miçiganit, duke kontribuar në hartimin e politikave dhe programeve që mbështesin të rinjtë dhe familjet.

Me fushatën e saj Shkreli thekson luftën ndaj kërcënimeve në rritje ndaj normave demokratike dhe të drejtave të votuesve. Një nga parimet e punës së saj është sigurimi i zgjedhjeve të sigurta dhe të aksesueshme, si dhe ruajtja e besimit te publikut në zyrën e Sekretarit të Shtetit. Ajo përfaqëson rritjen e dukshmërisë dhe angazhimit të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Që në moshën 29-vjeçare Shkreli kandidoi për kongresin amerikan duke mbështetur Partinë Demokratike në Michigan. Shkreli ka qenë Komisionere e Llotarisë në Michigan dhe ka një karrierë të pasur në shërbimin publik, duke përfshirë punën si Drejtore e Zyrës së Ombudsmanit për Fëmijët. Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të Demokratëve Shqiptaro-Amerikanë dhe u bë e njohur në rrethet e shqiptarëve të Amerikës pasi synoi Kongresin Amerikan, në moshën 29-vjeçare në përballje me kongresistin Mike Bishop.

Më herët ajo është përzgjedhur në listën prestigjioze “Oakland Together 40 Under 40” për vitin 2024, duke u veçuar si një nga profesionistet e reja më me ndikim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkreli ka përfunduar studimeve në Oakland University dhe Cooley Law Schooltë cilat e kanë hedhur në kampin e politika sociale e juridike. Ajo është e lidhur ngushtë me politikat e mbrojtjes së fëmijëve ndaj abuzimit. Sipas “Albaniatech” kontributi i saj i drejtpërdrejtë me Shqipërinë ka qenë trajnimi ligjor kryesisht në të drejtat e viktimavve dhe siguria ligjore si pjesë të programeve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. “Kur i jep komunitetit, nuk fiton vetëm tituj fiton besimin e njerëzve. Dhe kjo vlen më shumë se çdo çmim.”- është shprehur Suzanna Shkreli mbi garën.


