
Shqiptarët e të gjjtha trevave u mblodhën në Shkup të Maqedonisë së Veriut në protestë për gjuhën shqipe. Ata kërkuan të drejtën që studentët e Jurisprudencës të diplomohen në gjuhën shqipe. Grumbullimi nisi në Urën e Gurit në Shkup. Motoja e tyre ishte: “Bashkohuni me studentët, të gjithë njëzëri!”.
Qëllimi kryesor i protestive massive është garantimi i të drejtave të shqiptarëve për gjuhën amëtare. Të rinjtë kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë. Ata hodhën parrulla duke thënë se: “Kjo gjuhë pas dëshmorë pas vetes”. Turma brohosite: “Mos ma përktheni të ardhmen!”, “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Gjuha shqipe amanet”, dhe “Fillkov dorëheqje”.
Protestuesit shprehën indinjatë përmes pankartave ku shkruhej: “Ligj në letër, diskriminim në praktikë”, “Gjykata politike e Maqedonisë së Veriut”, “Respekto Ligjin për Gjuhët”, “Gjykata destabilizuese”, “Politika ka korruptuar Gjykatën Kushtetuese”, “Përgjegjësi”, dhe “Ligji për gjuhët është i qartë”. Në mbështetje të protestës shkuan edhe student të Juridikut nga Tirana e Kosova duke thërritur në kor: “UÇK-në”, ndërsa në duar mbanin flamuj kombëtarë. Protestuesit marshuan duke kënduar himnin e flamurit e thanë: “Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Sot u dridh i gjithë Shkupi. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”.


