Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë dhe në Rajon, ndërsa fqinjët ndërmarrin nisma qeveritare për rritjen e saj. Një rast i tillë shembullzohet së fundmi me Malin e Zi, ku kryeministri Milojko Spajiç ka bërë të ditur modelin e ri të pagave, të quajtur “Euro Model”, i cili pritet të zbatohet nga janari i vitit 2027. Sipas Spajiç, paga minimale për punonjësit me arsim fillor ose më të ulët do të jetë 1000 euro, për ata me arsim të mesëm 1250 euro, kurse për punonjësit me arsim të lartë 1400 euro në muaj. Një mesatare kjo tejet e lartë, krahasuar me pagën minimale në Shqipëri që sipas Eurosatit është 530 euro në muaj, duke përbërë nivelin më të ulët mes vendeve europiane që kanë një pagë minimale kombëtare. Po ashtu, qeveria e Malit të Zi synon që reforma të përfshijë mbi 250 mijë të punësuar, duke parashikuar rritje pagash edhe për ata që aktualisht marrin më shumë se paga minimale. Spajiç tha se me të njëjtën kosto për punëdhënësin, një pagë neto prej 1600 eurosh mund të rritet në rreth 1870 euro. Në këtë mënyrë, Mali i Zi lë pas edhe vende të tjera të Rajonit, ku Turqia ka një pagë minimale prej 654 eurosh, Maqedonia e Veriut 586 eurosh, Serbia 744 eurosh. Kjo do të thotë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që raportohen nga Eurostati kanë tashmë paga minimale më të larta se Shqipëria.



Sipas Eurostatit, krahasimi i pagave minimale në euro nuk e pasqyron plotësisht standardin e jetesës, pasi ai ndikohet edhe nga ndryshimet në koston e jetesës dhe fuqinë blerëse. Megjithatë, edhe në këtë tregues, Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave në kontinent.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13