
Mbrojtja e pronës në Zvërnec ka ngritur shqiptarët në protesta edhe jashtë Shqipërisë. Në Berlin të Gjermanisë u hodhën parrulla kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë mbështetur protestat e ditëve të fundit duke theksuar se çështja e mbrojtjes së natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar. Më pankarta në duar ata kanë lëshuar thirrjen: “Natyra është e jona”, ndërsa kanë shprehur kritika edhe për opozitën dhe mënyrën si janë menaxhuar zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore. Për shqiptarët e diasporës në Berlin protestat e tyre nuk janë vetëm për interesin personal, por për të ardhmen, fëmijët dhe të drejtën për të lëvizur të lirë e pa kufizime në peisazhin e natyrës kudo në Shqipëri.

Edhe në Mynih të Gjermanisë është protestuar, grupe shqiptarësh janë ngritur ndaj rrethimit me gardh në bregdetin e Zvërnecit duke kundërshtuar ndërtimin e resortit. “Stop ecocide!”, shkruhej në një nga pankartat që mbahej në duar nga protestesit si thirrje për të mbrojtur natyrën në Shqipëri. Turma me flamingo simbolike në duar, simbolin e protestës kanë shprehur kritika ndaj ndërhyrjet në bregdet duke rrezikuar pronat e banorëve.
Largimi i kryeministrit Edi Rama është kërkuar edhe nga shqiptarët në Suedi. Të mbledhur në shesh, kryesisht të rinj kanë bashkuar zërin me protestat massive në Tiranë për të ndaluar ndërtimet në Zvërnec.

Shqiptarët e Italisë i janë bashkuar sot protestës për Zvërnecin. Turma ka thirrur në kor “Rama ik!”, ndërsa në shesh prindërit kishin marrë me vete edhe fëmijët.

Krahas Gjermanisë e Suedisë, shqiptarët mblidhen sot në përpara godinës së Konsullatës Shqiptare në New York. Kauza për Zvërnecin, ka tejkaluar çështjet e mjedisit duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha nga politika. Pikat e panegociueshme të protestës të shpallura në boulevard para kryeministrisë janë:
1-Dorëheqjea e qeverisë
2-Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-Shfuqizimi i Paketë së Maleve
4-Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
5-Anulimi e ndryshime për trashëgiminë kulturore shqiptare


