
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare shqiptare, qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë pasur mundësinë të votojnë, me një pjesëmarrje të konsiderueshme. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00, janë pranuar 191.912 zarfe me fletëvotime nga diaspora, nga gjithsej 245.935 të dërguara. Kjo përfaqëson një përqindje pjesëmarrjeje prej rreth 78% të votuesve shqiptarë jashtë vendit.
Janë tërhequr nga zgjedhësit 227.097 fletëvotime, ndërsa 18.326 zarfe kanë mbetur të pakthyera. Ndër vendet me pjesëmarrjen më të lartë kryeson Italia me 72.800 zarfe të kthyera, pasuar nga Greqia me 52.942 dhe Gjermania me 20.318. Sa i përket ndarjes sipas qarqeve, Tirana ka marrë numrin më të madh të votave me 41.748 zarfe, ndjekur nga Fieri me 25.949 dhe Durrësi me 19.699. Administrimi i këtij procesi historik po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit për të vendosur mbi drejtimin e katër viteve të ardhshme. Qendrat e votimit janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa nuk kanë munguar problematikat me paisjet apo vonesat në disa qendra të votimit. Janë 3.713.761 qytetarët që do t’u drejtohen sot 5225 qendrave të votimit në të gjithë vendit. Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.
Numri i përgjithshëm i votuesve në listat zgjedhore për vitin 2021 ka qenë më i ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2025, çka e bën të vështirë një krahasim të drejtpërdrejtë të përqindjeve të pjesëmarrjes.
Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën e paradites të orët 10:00, pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 13.15%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona. Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë pjesëmarrja kishte arritur 16.66%, niveli i pjesëmarrjes deri tani është dukshëm më i ulët.

Ndërsa sipas përditësimit të ri nga KQ-ja deri në orën 12:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 21.95%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin. Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

Pjesëmarrja është rritur deri në orën 13:00 me 4% duke shkuar në 26.98 përqind. Kanë votuar në total mbi 575 mijë qytetarë në rang vendi. Ndërsa deri tani, në orën 14:00 përqindja ka arritur në 30.05%, bazuar kjo në raportimin e 3126 qendrave të votimit nga 5225 qendra votimi në total. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, deri më tani pjesëmarrja rezulton 5% më e ulët.

Zgjedhjet aktuale, viti 2025 ora 14:00

Zgjedhjt e vitit 2021, ora 14:00
Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Zgjedhor deri në orën 16:00, pjesëmarrja në zgjedhjet në rang vendi ka arritur në 36.57%, sipas të dhënave të raportuara nga 3765 nga gjithsej 5225 Qendrat e Votimit (QV). Nga 2,530,053 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara, kanë votuar 925,348 qytetarë. Por krahasuar me 4 vite më parë kjo përqindje është 5% më e ulët.

Zgjedhjet e këti viti, ora 16:00

Zgjedhjet e vitit 2021, ora 16:00
Pjesëmarrja është rritur deri në orën 18:00 me përafërsisht 5%, duke shkuar nga 36.57% në 41.37%.

Janë spikatur dhe momente nga pjesmarrës të ndryshëm që janë paraqitur deri tani. Një i moshuar 100-vjeç voton në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë. “Me numër si kam por kam votuar që në 46 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit. Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar. Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është.”– u shpreh ai.

Të tjerë qytetarë që kanë votuar janë përballur dhe me kushte jashtë standardit të një qendre votimi. Në një nga qendrat e votimit në Lushnje, dollapi është përdorur si hapësira fshehtë për të votuar.



