Nga Endri Tafani

Mosha mesatare sot është rreth 46 vjeç dhe sa vjen e plaket. Po mbyllen degë fakultetesh të rëndësishme si Fizike Matematikë Kimi etj. Nuk do ketë më mësues as për shkollat fillore. Çdo vit largohen rreth 40 mijë shqiptarë nga vendi shumica në moshë të re.

Ata të rinj që shikoni në protesta mund dhe të ikin jashtë dhe na lënë vetëm, të plakur, të rrudhur, me sytë nga fëmijët jashtë.

Të rinjtë janë duke luftuar që të rrinë këtu, të rrinë pranë nesh, të ruajnë Shqipërinë si komb. Ata duan dhe atë mundësi që ke patur ti ta shijosh këtë vend me familjen tende.

Por ti besnik i Ramës ke hallin e xhamave të Ministrive. Ti i paturpshëm që me votën tende u ke shkatërruar çdo mundësi të rinjve shqiptarë. U ke shkatërruar të ardhmen ashtu siç ke shkatërruar vendin me beton dhe pare krimi. Ti ke hallin e godinave.

E pra mos ki merak o mjeran “konstitucionalist” që të ha barku për rregullin. Pas 30 vitesh kur të mos ketë këmbë shqiptari, atëherë filipinasit, bangladeshasit, indianët, pakistanezet etj do marrin në dorëzim ministri akull të reja se i ke ruajtur me zell te madh, më shume se të rinjtë e tu.

Fëmijët tuaj do jenë jashtë ama godinat.. Godinat… Godinat e ministrive do jenë akull.. Kjo ka rëndësi. Godina.. Pa kombi le të shuhet!

Injorantë të mjerë që nuk e dini çfarë po i bëni këtij vendi me qëndrimin tuaj. Me injorancën, egoizmin tuaj, verbërinë partiake dhe servilizmin ndaj pushtetit, po e shuani këtë komb.

Ju rrofshin godinat dhe filipinasit bangladeshasit etj që do i trashëgojnë.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18