Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i kushtojnë një fokus të veçantë kapitalit njerëzor. Emigracioni i lartë në Shqipëri dhe në rajon, po pakëson popullsinë, teksa ekonomitë po shtojnë gjithnjë e më shumë kërkesën për punonjës. Banka Botërore në përditësimin e fundit të zhvillimeve ekonomike në rajon vuri në dukje se ka nisur furnizimi me punonjës të huaj, por vendet janë në fillesa të përgatitjes së infrastrukturës për sjelljen dhe menaxhimin e tyre. Shumica e vendeve të Ballkanit dhe sidomos Shqipëria po përfshihen në menaxhimin e flukseve hyrëse të imigracionit.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po synojnë të tërheqin emigrantë të huaj për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore. Banka vë në dukje se të gjitha vendet e rajonit ekziston një proces i gjatë për të marrë lejet e punës dhe vizat, ku përfshihen shumë aktorë duke vështirësuar koordinimin për sjelljen e tyre. Gjithnjë e më shumë punëdhënësit kërkojnë rekrutim në agjencitë private të punësimit, por të gjithë elementët e procesit që sjellin punonjës nga jashtë kanë nevojë për rregullime ligjore që e lehtësojnë. Për shembull, procesit të përzgjedhjes i mungon informacioni i saktë dhe verifikimi për aftësitë e punëtorëve të huaj duke çuar në mospërputhje të mundshme të aftësive. Ka gjithashtu mbështetje të kufizuar në masat integruese për punëtorët e huaj në vendet e WB6. Në përgjithësi, këto vende renditen në fund përsa i përket integrimit të emigrantëve në të gjithë Evropën. Sjellja e punonjësve të huaj ndeshet me kompleksitete në proceset burokratike, të cilat krijojnë barriera që pengojnë aksesin e emigrantëve në shërbime.

Për shembull, rregulloret e bankave mund të kufizojnë aftësinë e emigrantëve për të pasur llogari bankare në monedha të ndryshme dhe nuk garantojnë transferta të shpejta në vendet e orgjinës. Emigrantët gjithashtu përballen me sfida burokratike në transferim dhe përkthim e të dhënave personale nëpër vende, të cilat mund të jenë të kushtueshme dhe kalojnë në procese të gjata.

Për më shumë lexoni artikullin origjinal “Monitor.al”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11