Zjarri në bashkinë e Selenicës

Këtë verë pothuajse çdo ditë të zë syri një raportim të ri për një tjetër vatër zjarri në vend, herë në veri e herë në jug. Kjo situatë e zjarreve në vendin tonë vazhdon të mbetet ende kritike, si pasojë e temperaturave të larta dhe motit me erë.

Zjarret e shumta përgjatë muajit të fundit kanë shkaktuar dëme të pyjeve dhe bimësive në pjësë të ndryshme të vendit, në disa zona madje u rrezikuan dhe shumë banesa, por fatmirësisht nuk kemi pasur ende asnjë raportim mbi persona të lënduar. Por ku paraqitet situata më problematike?

Zjarri në Tomorr

Cilat janë zonat e rrezikuara nga zjarri

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi më 16 Gusht, se aktualisht janë 15 vatra zjarri të cilat mbeten ende aktive në të gjithë vendin. Parku Kombëtar i Prespës në Malin e Thatë, është një ndër zonat më në rrezik, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv që prej 9 ditësh. Në këtë zonë erdhi në ndihmë dhe avioni rumun C-27J Spartan. Por sipas drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako, situata më problematike ishte në “zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si dhe në Malin e Tomorrit, Malin e Thatë, në Prespë, Bjeshkët e Bollotekut dhe në Malin e Tërnovës në Bulqizë”.

Ndërsa në raportimin e kësaj të shtune, Çako tha se nga 44 zjarret, 34 vatra janë shuar dhe vënë nën kontroll dhe tani vetëm 10 vatra kanë mbetur akoma aktive. “Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara.”- tha ai duke përmendur zonat më problematike.

Në një deklaratë për mediat, Çako është shprehur se një pjesë e zjarreve janë pasojë e papërgjeshmërisë së qytetarëve. “Shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i papërgjegjshmërisë së fermerëve, në ndezjen dhe administrimin e zjarreve, përvec rasteve kriminale që janë objekt i hetimeve nga organet e drejtësisë.”– tha Çako.

Raporti i Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFI) tregon se në vendin tonë, duke nisur që nga Janari i këtij viti dhe deri në datën 15 Gusht, janë djegur gjithsej 29143 hektarë me pyje, ku vetëm javën e fundit janë djegur 2390 hektarë me pyje dhe bimësi. Shifra këto të cilët tregojnë dukshëm dhe pasojat ekonomike.

Sistemi satelitor i monitorimit i Bashkimit Europian ka identifikuar 1159 anomali termike në territorin e Shqipërisë, nga të cilat 410 anomali termike janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, në krahasim me një javë më parë, e cila tregon dhe rritjen e temperaturave të larta.

Ende në disa zona situata vazhdon të mbetet në rrezik, për sa kohë do të jemi dhe në ndikimin e temperaturave të larta, ndërkaq për shuarjen e vatrave të zjarrit ndodhen 1245 forca të ndryshme si dhe 2 avionë dhe një helikopter.

Parku arkeologjik i Finiqit një ditë pas zjarreve

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11