Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria është në pushtetin e flakëve nga veriu në jug, ku raportohet për 18 vatra zjarri, 9 prej të cilave janë ende aktive, kurse 3 të tjera po mbahen në monitorim. 

Situata më problematike paraqitet në fshatrat Gojan i Madh, Gojan i Vogël të Njësisë Administrative Gjegjan në Pukë, ku flakët përparuan drejt zonave të banuara, aq sa autoritetet shtetërore dhanë urdhër të menjëhershëm evakuimi, duke pasur prioritet fëmijët dhe të moshuarit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat zjarrfikëse janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, kurse operacioni është mbështetur nga toka dhe ajri me 3 helikopterë. Ndërhyrja e forcave tokësore është e vështirë, për shkak se flakët kanë shpërthyer në mënyrë të menjëhershme, ku jeta e zjarrfikësve u vu në rrezik. Po ashtu, ndërhyrja nga ajri erdhi tre ditë pasi banorët bënë thirrje publike, duke e lënë zjarrin të përparojë nga fshati Tërbun drejt Gojanit.

Një vatër zjarri shpërtheu edhe në Mal-Milot të Kurbinit, ku flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuar nga era e fortë që karakterizon zonën. Për shkak se zjarri po përparonte drejt zonave të banuara, autoritetet ndërhynë me 2 helikopterë zjarrshues. Institucionet vendore në Kurbin thonë se rreziku për banesat është eliminuar, megjithëse vatra ende nuk është vënë nën kontroll të plotë. 

Edhe në Dukat të Orikumit disa vatra zjarri kanë shpërthyer pasditen e së enjtes, ku autoritetet policore dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme. Flakët po përhapen me shpejtësi, si pasojë e erës së fortë, ndërsa re të dendura tymi kanë pushtuar zonën, duke krijuar një situatë shqetësuese për turistët e shumtë që frekuentojnë jugun e vendit.

Parku Kombëtar Mali i Dejës-Dajt prej më shumë se një jave vijon të shkrumbohet nga flakët, ku mësohet se këtë të enjte zjarri është rindezur. Operacioni vijon me forca tokësore dhe 1 helikopter të Forcave të Armatosura dhe deri tani nuk raportohet për problematika pranë zonave të banuara.

Po ashtu, vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në fshatin Gjon të Bulqizës, ku paraqitet rrezik nga zjarri edhe për zonën e banuar. Megjithatë, në terren vijojnë punën vetëm 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake.

Në Ballaxhiaj të Memaliajt zjarri është vënë nën kontroll dhe aktualisht ndodhet larg banesave. Në operacion janë angazhuar mjete dhe efektivë zjarrfikës, forca policore dhe vullnetarë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në Qafë-Helmes zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës dhe është izoluar nga krahu i Selishtës. Gjithashtu, në Lufaj të Mirditës vatra është vënë nën kontroll dhe në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10