Jo vetëm Tajlanda, por edhe në Kinë kanë mbërritur mbetje toksike të nisura nga Shqipëria. Gazetari Klodian Tomorri shkruan te Kapitali.al se Shqipëria është shndërruar në një makth për të gjitha vendet e botës për shkak të përfshirjes së vendit tonë në tregtinë ndërkombëtare të mbetjeve toksike, të cilat hyjnë e dalin në pikat kufitare pa asnjë problem.

Sipas Tomorrit, rasti në Tajlandë nuk është i vetmi pasi ka zbuluar disa dokumente që tregojnë se në prill të këtij viti Shqipëria i dërgoi Kinës plot 115 kontenierë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar se ishte koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontenierët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinës. Ngarkesa u bllokua menjëherë pas analizave të kryera nga autoritetet kineze, të cilat kanë provuar se kontenierët ishin të ngarkuar me mbetje të dala nga rafinimi hidrometalurgjik i metaleve jo hekur, që përmbanin nivele të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë. Krejt ndryshe nga sa deklarohej në dokumentat shoqëruese të eksportit.

Rastësi apo jo, edhe këto ngarkesa janë transportuar nga kompania Maersk, e njëjta e cila transportoi kontenierët me mbetje toksike që u nisën nga Durrësi për në Tajlandë.

Për më shumë lexo artikullin e plotë te Kapitali.al

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10