
Shqipëria ka fituar gjyqin e arbitrazhit që kishte përballë një kompanie turke, për mbylljen e kontratës koncesionare të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.
Kapitali.al shkruan se Gjykata për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve në Uashington (ICSID) ka rrëzuar pretendimin që kompania turke “Kurum” kishte ndaj qeverisë shqiptare për 100 milionë euro, dëm që sipas saj i ishte shkaktuar nga mbyllja e njëanshme e koncesionit.
Ky koncension u anulua në vitin 2017 nga ministri i atëhershëm i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania.
Për më shumë, lexo artikullin e Kapitali.al


