Klodian Tomorri

Votoi diaspora e Kosovës para dy muajsh. Bëri dhe KQZ-ja e Kosovës platformën elektronike për regjistrimin e emigrantëve. Kostoja totale e platformës me të gjitha aplikacionet 166 mijë euro.

Po voton diaspora e Shqipërise tani. Bëri dhe KQZ-ja jonë platformë elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Tenderin e mori Infosofti. Kostoja, 1.8 milione euro.

1.8 milionë pjestim për 166 mijë sa bëjne? 10.8 herë më shtrenjtë.

Platforma janë të dyja. Të njëjtin funksion kanë. Regjistrohen emigrantët online. Po ça ka ndryshe kjo jona e? Hajde gjeje ti.

Dhe ky i platformës është llokma më e vogël aty. Se ka dhe 10 milionë euro DHL, pastaj është dhe Smartmaticu, që në çdo palë zgjedhje vjen na shkund naj çik.

Diku 20 milionë euro, diku 10, diku 7, diku 3 milionë. Sipas rastit, Smartmaticu për vete është nën hetim për korrupsion në SHBA. Ca punonjës ja arrestuan se korruptuan KQZ-në e Filipinës.

Në gjithë ketë para të madhe, SPAKU dhe KQZ-ja kanë ngritur dhe një ekip të përbashkët special për të kapur hajdutët e zgjedhjeve.

Ky është vend i pamposhtur me të vërtetë. Gjermani-në po ta kishin vjedhur kaq, sot e kishe të falimentuar si shtet.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14