Shpëtim Dervishi është një i ri 28-vjeçar shqiptar me vizion, që ka arritur të ngrejë një “Start Up” të suksesshëm në Shqipëri. Ai është një shembull frymëzues për të gjithë ata që duan të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të bëhen novatorë në vendin tonë.

Shpëtim ka zgjedhur vendin e tij për të investuar duke arritur sukses në sipërmarrjen e tij. Drejtues i “BE Marketing Plus”, 28-vjeçari rrëfen për Gogo.al se pse zgjodhi Shqipërinë duke treguar edhe detaje nga puna e tij e përditshme si promovues digjital.

“Gjithçka filloi nga eksperienca. Kam gati 8 vite përvojë në marketingun dixhital duke u fokusuar në fusha të ndryshme të reklamimit të biznesit dhe të paktën vitin e fundit kam pasur shumë kërkesa për të ndihmuar bizneset. Si fillim në Shqipëri dhe së fundmi disa oferta nga jashtë shtetit për të bërë punën nga Shqipëria për ta dhe kjo më shtyu më shumë për të krijuar një formë të tillë biznesi, për të ofruar një gamë më të gjerë dhe për t’u dhënë mundësi njerëzve që kam përreth për të kontribuar”, thekson i riu.

Nën drejtimin e një ekipi prej 8 punonjësish, Shpëtimi ka edhe një sugjerim për të gjithë të rinjtë që po ndjekin historinë e tij të suksesit.

“Këshilla për të rinjtë sot është që të kenë një fokus për veten e tyre. Për të gjetur objektivin që duan të ndjekin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre. Padyshim që në këtë moment do t’u sugjeroja të qëndronin në Shqipëri.”, thotë Shpëtimi.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

GogoCast -Lindita Çela

Leave a Reply

  • (not be published)