
Nga Brisida Shehaj
Shoh mediat që janë ekzaltuar për evazionin e “Bankers”…
Durim njerëz se dardha e ka bishtin pas, ky show nuk bëhet se u kujtua shteti të mbledhë taksat.
Procedura me kompaninë “Bankers” ka filluar në vitin 2014, kur një grup i përbashkët ekspertësh nga AKBN-ja dhe Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ushtruan kontroll për vitin 2011 duke detyruar kompaninë të paguajë një vlerë shumë të konsiderueshme, Tatim mbi Fitimin (vlerë disa herë më e madhe se ky evazioni i gjetur sot)
Ky kontroll i institucioneve shtetërore u ankimua nga “Bankers” në disa instanca dhe përfundoi në vitin 2024 me fitoren e shtetit shqiptar, në Abritazh.
Administrata Tatimor dhe AKBN-ja, pas vendimit të arbitrazhit do duhet thjeshtë të bënin procedurën tashmë të konsoliduar dhe me vendim Gjykate Abritazhi dhe “Bankers Petrolium” sot do të duhet të kishte qindra miliona euro detyrim tatim fitimi për të paguar.
Por në vend që ne si popull dhe taksapagues të informoheshim për këtë sukses nga qeveria, gostitemi me një show idiot të një evazioni të supozuar disa miliona eurosh (sigurisht pa asnjë vlerë të saktësuar).
Sipas kontratës, nëse “Bankers” kryen evazion, shtetit tonë të dashur të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i lind e drejta ta prishë këtë kontratë.
A është kjo arsyeja përse po bëhet ky shoë?
A pritet që kjo kontratë të kalojë në dorën e oligarkut të rradhës?
A kanë hetuar këta zotërinjtë dhe holluesin që përdorej deri në 2013-tën në ato puse dhe kush ka përfituar?
Mbetet ta shohim në telenovelën e rradhës.
Një gjë është e sigurtë Patos-Marinza është një ndër zonat më të varfëra në Shqipëri dhe e tillë do mbetet.
Kjo betejë dikur u bë për ta, sot …
Kujdes votën shqiptarë, herën tjetër ta bëni 99%!


