Vatra e zjarrin vijon të jetë aktive në Himarë. Flaka ka shkrumbuar kodrën në lagjen “1 Maji”. Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes janë djegur plotësisht 6 banesa, 3 prej te cilave të banuara. Forcat e Armatosura kanë bërë evakuimin e 36 personave. Intensiteti i zjarrit ka rënë, ndërsa po punohet për shkuarjen e tij. Helikopterët vijojnë aksionin nga ajri duke mbushur kova me ujë në det. Natën banorët e kanë kaluar jashtë pasi era favorizoi flakët që u afruan me shpejtësi pranë shtëpive. Shumë prej turistëve janë larguar me automjete pas thirrjes për evakuim. Mëngjesi paraqitet më i qetë. Disa prej pushuesve vijojnë të qëndrojnë në bregdet pavarësisht se nga kodra duken ende retë e tymit.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi konfirmon se nuk ka patur rrezik për njerëzit pasi janë larguar në kohë. Sipas saj një prej zonave ku vijon përqendrimi i forcave është Kodra e Pilurit. Në Fotamë situata është e neutralizuar dhe nuk paraqet kërcënim për zonën e banuar. Zjarri ka dëmtuar edhe ullishtat qindravjeare, për të cilat Alushi thotë se do bëhet një vlerësim plotë.

Krahas Himarës, vatra aktive zjarri ka në Dajt vijon puna pre ditësh, në Qinam të Zall-Herrit është bërë e mundur të shmanget shtrirja deri afër zonave të banuara. Në Dibër vijojnë aktive vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë-Lis, por a rrezik për zonat e banuara. Në Lezhë, zjarri vijon të djegë bimësinë në Gallata dhe Kalivaç-Zimaj-Kashnjet. Raportohet se zjarri masiv në zonën Drizë-Vadhizë-Peshtan-Levan, është nën kontroll.

Në operacione janë angazhuar 881 forca operacionale dhe 75 automjete zjarrfikëse, si dhe 340 forca ushtarake, 4 automjete zjarrfikëse të FA, helikopterët e Forcës Ajrore me 6 operacione dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5