Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar pa hezitim kërkesat e kreut të qeverisë, atij që e akuzon për vjedhje e shpëdorime, Edi Ramës. Kjo periudhë zbutjesh tonesh ndihet në daljet e Berishës kur tha se ishte dakort për uljen e numrit të deputetëve në parlament. Ai ka dalë pro një senati ku parlamenti, mund të ketë një dhomë më të lartë. “Është folur 25-30 vite më parë që vendi të bëhet me dy dhoma. Dy dhoma; Senatin dhe Parlamentin. Unë jam dakord me këtë variant. Por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si frenues atëherë i bën mirë vendit. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë ka të tjera që s’e kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve.”-tha Berisha.

Në Asamblenë e PS-së, Rama krahas prezantimit të qeverisë së re, njoftoi edhe një sërë ndryshimesh. “Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja e nxjerrjes së rezultatit në një kohë normale si një vend i BE-së. Për të dyja ne jemi specie unikale në Evropë dhe nuk e di kë kemi shok në botë”,- vijoi Rama. Komisionet e përbashkëta për Reformën Zgjedhore e Territoriale bënë bashkë PS e PD, edhe sollën pakënaqësi te partitë e vogla që akuzuan së po tentonin t’i asgjësonin pasi nuk u kanë lënë të drejtë votë e vetoje për çështje të ndryshme.

Berisha ka vënë kusht që të ketë më shumë se 61 bashki dhe anëtarët e   komisionit të Reformës Territoriale të jenë ekspertë të kongresit të autoritetit rajonal të Europës, pranë Këshillit të Europës.

“Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka”, tha Berisha.

Me fitoren e 83 mandateve, Ramës i është dashur vetëm një votë për të kaluar miratimin e krijimit të komisioneve të përbashkëta. Gjatë asamblesë ai tha:“Patjetër duke i ftuar edhe forcat e tjera parlamentare, po deshën natyrisht. Ne do të jemi të gatshëm të dëgjojmë këto, por asnjëherë të gatshëm të presim as edhe një minutë nëse nuk do të punojmë së bashku”, përfundoi Rama. Një tjetër kërkesë e kryeministrit ishte dhënia e pavarësisë ekonomike kuvendit si institucion, krijimi i statusit të deputetit dhe rikonstruksioni i godinës që sipas tij ishte e një modeli të vjetër, duke e krahasuar ironikisht me partinë Demokratike.

Berisha ka pranuar butësisht ato që ka kërkuar Rama në një kohë që qeveria po përballet me një situatë jo shumë të rehatshme siç është nisja e hetimeve për numrin dy të kabinetit, zv.kryeministren, Belinda Balluku.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10