Pak javë më parë Gogo.al rrëfeu për publikun historinë e shkollës 9-vjeçare “Ptoleme Xhuvani” në qytetin e Elbasanit, e cila prej më shumë se 1 viti ka të instaluar panele fotovoltaike që prodhojnë energji nga dielli dhe se si kjo kishte ndikuar jo vetëm në kursimin e kostove të shkollës, por edhe në angazhimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve në mbrojtjen e mjedisit. Ekipi i Gogo.al udhëtoi përsëri drejt Elbasanit, këtë radhë për të parë nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e tualeteve të kësaj shkolle, një investim nga bashkia që është bërë i mundur pikërisht në sajë të kursimeve nga panelet diellore. Dhe nxënësit i gjetëm të emocionuar. Vasilika, nxënëse e klasës së 4-t na rrëfeu: “Unë më përpara nuk kam hyrë fare në tualete sepse kisha frikë që të hyja, sepse nuk më dukeshin shumë të pastra.”
Të njëjtën panoramë përshkroi dhe Ola, nxënëse e klasës së 6-të: “Tualetet më përpara kanë qenë në gjendje shumë të keqe. Nxënësit rrëshqisnin, vriteshin dhe ishte më të vërtet shumë e rrezikshme për ne.”

Inxhinieri mbikqyrës i punimeve Redon Sadikaj na shpjegoi ndryshimet që po bëheshin. Ai shpjegoi se janë duke u zëvendësuar tualetet e brendshme, duke hequr shtresat, pllakat, WC-të dhe lavamanët e vjetër dhe po instalohen sisteme të reja për ujë të ngrohtë dhe të ftohtë. Po ashtu, janë duke u zëvendësuar tubat e ujërave të bardha dhe të zeza, dhe po bëhet përmirësimi i tavanit dhe i dyshemesë me materiale termo-izoluese. Përveç punimeve të brendshme, shkolla po merr dhe një transformim të jashtëm, me prishjen e shtresave të betonit dhe realizimin e një betonimi të ri me hekur-beton, sipas Sadikajt që do t’i japë një pamje krejtësisht të re shkollës. I pyetur se sa kohë mendon se do zgjasin punimet, ai thotë: “Maksimumi 2 javë”.


Kërkesa për rikonstruksionin e tualeteve ishte bërë nga vetë shkolla, e cila ka kursyer përmes prodhimit të energjisë nga panelet diellore, në vitin e parë të përdorimit të tyre, jo më pak se 1807 euro. Një pjesë të kësaj energjie të prodhuar e përdor vetë, ndërsa pjesa tjetër i shkon rrjetit energjetik të shtetit. Kjo iniciativë ka ndihmuar jo vetëm në kursimin e energjisë, por edhe në përfshirjen e nxënësve në projekte që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të shkollës. Ervis Çota, drejtues i Shoqatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome”, theksoi se nxënësit kanë qenë të angazhuar në diskutime me përfaqësuesit e bashkisë, ku kanë kërkuar që kursimet e siguruara nga panelet fotovoltaike të kthehen në investime për shkollat. Në rastin e shkollës “Ptoleme Xhuvani”, ata kishin kërkuar rregullimin e tualeteve.

Dorina Rroseni, drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Elbasan, theksoi se në shkollën “Ptoleme Xhuvani” paguhej një tarifë e konsiderueshme e energjisë elektrike, ndërsa tani, pas instalimit të paneleve fotovoltaike, “faturat janë të minimizuara, që do të thotë se një shkollë paguan vetëm tarifën e shërbimit, pjesa tjetër e cila është akumuluar në bashkinë tonë përkthehet në investime”. Ajo shtoi se këtë vit do të investohet në tre shkolla të qytetit: “Ptoleme Xhuvani”, “Abdyl Paralloi” dhe “Europa”.
Instalimi i paneleve diellore është pjesë e projektit “Sunny Schools”, një nismë e mbështetur nga Fondacionet për Shoqërinë e Hapur në Ballkanin Perëndimor, e cila synon përhapjen e energjisë diellore në shkolla të rajonit. Në nivelin e shkollave të rajonit, “Ptoleme Xhuvani” është vetëm një nga 86 shkollat që përfitojnë nga panelet diellore, ndërsa në Elbasan janë gjithsej 7 shkolla që po përdorin këtë teknologji.

Projekti për rikonstruksionin e shkollës

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11