Nga Valmora Gogo

Prej më shumë se 20 vjetësh Edi Rama ka ditur të bëjë më mirë se çdo punë publike tjetër, atë të krijimit të një rrjeti mediatik efektiv që ia arriti të mpinte trurin e publikut.

Investoi në rrjetin e mediave tradicionale.

Sapo plaste një skandal, i fusnin tallava, sapo plaste një tjetër, emisionet e këtyre TV-ve bënin sikur e sqaronin opinionin publik, duke hedhur silurë mashtrues për të nxitur dyshime e keqorientime.

Ama kjo ngrehinë tani i është shkërmoqur.

Rezultati është ky:

Sot Rama dhe të tijët janë ndër më të urryerit e opinionit publik. Mjafton të shikosh se si rrethohen nga protestuesit, se çfarë komentesh në pjesën dërrmuese logjike audiencat online bëjnë, se si informacione me rëndësi po çajnë rrethimin që Rama kishte menduar se kishte ngritur.

Miliona e miliona para te mediat tradicionale proqeveritare dhe pseudoopozitare që me inceneratorët, kthimin në investitorë strategjikë etj. kanë shkuar në kosh.

Me të drejtë Rama ka qenë i shqetësuar për algoritmin. Sepse më në fund kuptoi që ngrehina e tij propagandistike ishte shkërmoqur.

Një telefon mjaftoi atje te gardhi në Zvërnec. Një telefon mjaftoi te lotët e Agron Jeminit. Një telefon mjaftoi te dritarja e avionit për të parë sjelljen e një kryeministri të vockël sa një gogël që e dorëzoi prej qafe qytetarin e vendit të tij. Një telefon mjaftoi edhe sot që detyroi Taulant Ballën të bënte gjoja se po përgjigjej në telefon për t’ia mbathur nga sytë këmbët.

Çështja ama është se ashtu siç e ka kuptuar Rama, që paskësh ngritur një sistem koti, ashtu dhe TV-të e kanë kuptuar se audienca as i përfill më fare sepse raporti me të vërtetën që sot rinia ka dhe luksi për ta përdorur telefonin si armë për të bërë një shërbim publik, i tejkalon këto dy hallka.

Megjithatë, aktivistëve të kësaj rinie që nuk ndalet, u del para nevoja për ta përdorur mirë këtë armë. Pa faturuar krejtësisht keqqeverisjen e Ramës te kushdo socialist që shohin në rrugë dhe duke e ruajtur veten nga dhuna ekstreme verbale.

Një diferencim mendoj se do qe me vend sepse në të kundërtën mesazhet nuk do dilnin krejt të qarta.

Fjala vjen, bën sens që aktivistët i thërrasin Ballukut “O hajdute”, sepse e ka një çështje nën hetim në SPAK, po a bën të njëjtën logjikë t’i thërrasësh kështu edhe Luarasit?!

E kuptoj që kushdo që ka pranuar të punojë me Ramën do mbajë pasojat e duhet të japë llogari, por mos harrojmë skuthllikun e propagandës që ka ekzekutuar përherë kryeministri ynë 2 metra kapësqafe, i vjen për mbarë të shpërndajë sa më shumë urrejtje publike te të tijët.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13