Nga Ola Xama

Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje.

Personalisht kam pëlqyer marshimet paqësore, por sot mendoj disi më ndryshe. Kur pushteti na dhunon çdo ditë, na grabit dhe natën, e kur ne dalim t’ia themi në shesh se nuk duam më këtë model- qëndron arrogant dhe vazhdon me kokëfortësi të veprojë njësoj, forma e vetme për të kundërshtuar mbetet revolta.

Sepse me një pushtet që nuk të dëgjon nuk ke si të sillesh ndryshe : ose do të largohesh siç kanë bërë shumë të rinj, ose do të nxjerrësh dufin.

Nëse studentët kanë rrëzuar ndonjë suva apo diçka më shumë nga ndërtesat shtetërore ia bëj “hallall”. Më mirë ta prishin ata se t’a falë nesër kryeministri për të gostitur rrethin e oborrtarëve të tij e për të blerë ditët e pushtetit.

Sot për herë të parë nuk më dhimbset as ndonjë tender që do të bëhet për rikonstruksion godine, sepse nëse janë nisur për t’i vjedhur ato para, do të shpiknin ndonjë shembje tjetër e do t’i vidhnin.

Nuk pata as ndjesinë më të vogël se prona që u dëmtua me takon dhe mua, sepse nuk e di që prej sa kohësh më është krijuar bindja se askush prej nesh nuk është bashkëpronar te publikja e se atë e ka një njeri i vetëm.

Nuk më bëjnë përshtypje as emrat që japin urdhra për të gjuajtuar mbi studentët, qoftë ky ministri i ri Ervin Demo i(sh-rektor), apo të vjetër, të shkarkuar dhe përdorur … si Lamallari, Balla, Çuci, Lleshaj, Xhafaj… Tahiri… stilolapsa që u deshën për të firmosur, gojë që përcollën urdhra pa bërë rezistencë, pa arsyetuar pasojat, por vetëm duke u bindur verbërisht. Kategori zyrtarësh që i konsideroj kancer të institucioneve.

Sepse modeli i tyre kopjohet dhe nga ata që kanë më poshtë.

Ata që sot zbritën në shesh dhe rrahën studentët. Ata që më pas ankohen se keqtrajtohen nga eprorët, që thonë se kanë punë të vështirë e pagë të ulët, se nuk ia dalin të mbajnë familjen e se ndonjëherë me urdhër e ndonjëherë nga pamundësia bëhen shërbëtorë të kriminelëve.

Janë të njëjtët që sot rrahën qytetarët se dolën të protestojnë që taksat të mos vidhen, por të shkojnë te ne, te pagat e tyre, te arsimi i fëmijëve të tyre dhe tanë.

Hipokritë që mbajnë anën e hajdutëve dhe presin që të drejtat t’i bien nga qielli. Gangrenë e shoqërisë dhe përgjegjës sa të gjithë ata që e kuptojnë se çfarë po ndodh, por zgjedhin të mos flasin se “vetë janë mirë, nuk ka ç’i duhet”!

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18