Nga Roland Lami

Në media ka kohë që është konsoliduar modeli i sherrit në studio si kriter suksesi në sytë e moderatorit, të ftuarve, portaleve dhe një pjesë të opinionit publik. Pjesë të fjalorit gjatë sherit bëhen objekt klikimesh, komentesh dhe promovimesh të personave jo për atë çfarë ishte temë qëndrore por për atë çfarë u zunë gjatë debatit. Shpesh të ftuarit janë në garë kush e përmbush më mirë këtë rol. Sigurisht, më natyrshëm këtë rol e luajnë ata që nuk kanë gjë për të thënë, nuk kanë ndonjë filter etik dhe nuk është se kanë ndonjë breng ndërgjegje se si komentohen nga të tjerët që nuk ndajnë të njëjtin nivel formimi me ta. E rëndësishme për ta është të jenë në syte e publikut. Postulati shfaqi në media të ekzistosh përbën moton e tyre.

Ky realitet është prezent në çdo fushë por në politikë është më evident. Ka kohë që parlamenti, debatet nëpër studio është një makth më vete. Mendimi ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur. Një pjesë e publikut të lodhur nga kjo dhunë verbale mediatike shpresojnë për alternativa të reja politike. Mirëpo për fat të keq të rinjtë në moshë dhe në lëvizje politike në vend që të bëjnë diferencën me klasën e vjetër politike futen në garë në fushën e tyre për ti rivalizuar.

Agron Shehaj dhe Flamur Noka konfrontohen fizikisht për të folur në foltore

Posted by Gogo.al on E enjte, 19 dhjetor 2024

Në vend që mediokritetin e tyre ta konkurrojnë me ide dhe argumenta bëhen pjesë e lojës së tyre me qëllim që tu pëlqejnë mediokerve që kanë vite që i votojnë duke harruar atë pjesë të shoqërisë që shpreson për të kundërtën dhe është gati ti votoj. Të rinjte në politikë në vend që të krijojnë imazhin e ndryshimit në sjellje dhe qëndrime edhe në rast se kundërshtarët politik i provokojnë apo natyrshëm futen në role mediokriteti përkundrazi, e marrin si sfidë për të treguar se edhe ata dijnë shumë mirë ta bëjnë atë rol madje në disa raste e bëjnë edhe më devotshmëri duke u njesuar në sytë e publikut si të ngjashëm me ta për të mos thënë më keq se ata.

Sherri si formë komunikimi i një pjese të mirë të politikanëve me eksperiencë duhet edhe mirëkuptuar se aq dijnë dhe aq kuptojnë. Nëse ju heq sherrin e sigurt që nuk dinë çfarë të thonë apo të bëjnë në atë profesion. Për ta agresiviteti verbal është arma më e fortë e tyre. Pikërisht, të rinjtë të shkolluar mirë që pretendojnë të sjellin një qasje të re në politikë duhet ta bëjnë dallimin duke e ekspozuar mediokritetin e tjetrit si të tejkaluar dhe që shoqëria ka nevojë për një qasje të re në politikë. Mirëpo, në vend që të bëjnë këtë zgjedhin që të konkurrojnë në fushën e mediokritetit pasi kështu ka më shumë sukses në botën e masmedias dhe atë elektorale. Klikimi në portale, pasazhe, sherri në formë video bëhen virale dhe moderatori ka arsye më shumë të të ftoj përsëri dhe një pjezë e elektoratit të identifikohet si i ngjashëm me ty. Në vend që ti adresohesh pjesës racionale të shoqërisë dhe mediokritetit ti japësh një mundësi të kuptoj që ka edhe mënyra të tjera komunikimi bën të kundërten. Pra, bëhesh si të tjerët pa bërë dallim. Futesh elektoralisht në fashon që partitë e vjetra kanë vite që e bëjnë në vend që të eskplorojnë fasho të tjera të braktisura ose të papërfaqësuar deri tani. (Lexo KËTU.)

Tedi Blushi dhe Endri Shabani humbin vetëkontrollin gjatë emisionit “Open” në News24 “Nuk mund të më fyejë një injorant…

Posted by Gogo.al on E enjte, 19 dhjetor 2024

Shkurt, mos të habitemi që partitë e reja nuk kanë sukses në Shqipëri ndryshe nga çfarë ndodh në perëndim. Kjo pasi sillen mendojnë dhe komunikojnë si partitë e vjetra madje në disa aspekte edhe me keq. Kjo qasje le të papërfaqësuar fasho elektorale që duan ndryshim, duan një mendesi tjetër qeverisje, alternative politike dhe komunikimi.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11