Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka reaguar pas sulmeve ndaj personave që mbështesin protestën, ku mes tyre është edhe ajo. Hoxhaj shprehet se sulmet nuk e trembin dhe thekson se kërkon një Shqipëri normale, me arsim e shëndetësi cilësore, llogaridhënie dhe transparencë.

“Sulmet nuk më trembin fare, madje më bëjnë më të fortë. Ama informacionet i keni të dobëta shumë. Por një gjë mos e harroni, kur në protestë kishte frikë të thuhej ‘poshtë sorosianët’ unë isha një ndër të parët që pata guxim ta thoja. Sulme të mëdha kam pasur edhe kur së bashku me Prindërit për Arsim Cilësor organizonim protestat për siguri në shkolla pas vrasjes së Martinit. Ama unë nuk dua asgjë më shumë se sa një Shqipëri normale, arsim dhe shëndetësi cilësore. Duam llogaridhënie nga institucionet dhe transparencë për taksat tona. JU ERDHI FUNDI! Doni apo s’doni dielli juaj ka perënduar. ”


Në postim që po qarkullon në rrjetet sociale, i publikuar nga faqja “histori_studentore_1”, ngre akuza ndaj Forumit për Dialog Politik, të drejtuar nga Ermal Hasimja, si dhe ndaj personave të tjerë, mes tyre edhe dy gazetarët Ermelinda Hoxhaj dhe Bekim Adili , për të cilët pretendohet që kanë lidhje të me Fondacionin Soros.Në postim përmenden emrat: Ermal Hasimja, Gjergji Bojaxhi, Altin Gjeta, Redi Ramaj, Ejsi Berisha, Hektor Ruçi, Migen Qiraxhi, Bekim Adili, Ermelinda Hoxhaj, Ardit Minarolli, Fatjon Biba, Gertila Brahaj dhe Imeldi Sokoli. Sipas autorit të postimit, këta persona kanë pasur në periudha të ndryshme të jetës së tyre lidhje me fondacionin, përmes financimit të studimeve, angazhimit profesional apo përfshirjes në projekte të mbështetura prej tij.


Ndërsa Revolucioni Flamingo shënon ditën e 131-të të protestave, në rrjetet sociale vijojnë të qarkullojnë sulme për persona të ndryshëm që mbështesin këtë lëvizje.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10