Nga Adri Nurellari

Sipas OBSH-së dhe Bankës Botërore, shqiptarët paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48.3% të shpenzimeve shëndetësore, krahasuar me 39.6% në Maqedoninë e Veriut, 32.1% në Serbi, 26.3% në Mal të Zi dhe vetëm 15% mesatarisht në BE. Pra, mbi tri herë më shumë se mesatarja e evropiano-perëndimorëve!

Dhe këtu po flasim vetëm për koston, pa hyrë fare te cilësia e shërbimit, kushtet në spitale apo mungesat e barnave.

Kjo nuk është çështje socialistësh apo demokratësh sepse sëmundja nuk pyet për teserën e partisë. Edhe socialistët mund të fitojnë zgjedhjet, të ruajnë vendin e punës apo të përfitojnë nga pushteti, por kur shkojnë në spital, edhe ata duhet të nxjerrin portofolin.

Propaganda mund ta quajë shëndetësinë falas, por faturën e paguajnë qytetarët, pavarësisht kujt ia japin votën. Zgjedhjet mund t’i fitojë partia, por faturën e shëndetësisë e paguajnë të gjithë pa dallim.

Dhe kjo logjikë shtrihet edhe te shërbimet e tjera publike, ku qytetarët përballen si me cilësi të dobët, ashtu edhe me kosto të larta, duke paguar dy herë, njëherë përmes taksave për shërbimet që shteti duhet t’u garantojë dhe pastaj sërish nga xhepi për t’i siguruar ato.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18