
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një njoftimi lajmëroi ndërprerjen për 90 ditë financimin për SPAK-un. Ky vendim erdhi pas urdhrit ekzekutiv të Trump-it, lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Ambasada Amerikane në Tiranë u ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë.
Ndërprerja përfshin të gjitha gjykatat, gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë, Strukturën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Gjykatën e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimeve, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Dhomën e Posaçme të Apelimit.
Nëpërmjet njoftimit Ambasada e Shteteve të Bashkuara bëri thirrje që efekti do të shtrihet te të gjitha ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë: Ministrinë e Financave, Agjencinë e Inteligjencës Financiare, Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Po kështu do efekti i bllokimit 3-mujor do të jetë edhe te ndihma ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku përfshihet Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX).

Urdhëri i Trumpit do të shtrihet dhe te Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.


