E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka përcjellë direkt mesazhet e presidentit Trump për drogën e krimin edhe për Shqipërinë. Gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë që u zhvillua në përfundim të një trajnimi të drejtuar nga ekspertët e FBI-së ndaj hetuesve të SPAK-ut dhe NBI-së në Akademinë e Sigurisë. Trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e aftësive profesionale në hetimin e grupeve të organizuara kriminale dhe ata të trafikut të lëndëve narkotike. Duke qenë pjesë e një agjende më të intesifikuar takimesh ditët e fundit, diplomatja amerikane, Nancy VanHorn tha qartë se aktiviteti i grupeve kriminale në Shqipëri është kthyer në një rrezik për disa vende duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin. Në këto kushte ajo theksoi mbështetjen amerikane për institucionet e hetimit si SPAK-u, BKH-ja dhe Akademia e Sigurisë. Duke risjellë fjalën e Sekretarit amerikan Ruboi, VanHorn tha se: “Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.”

VanHorn kërkoi ashpërsim të dënimeve duke iu referuar edhe përforcimin e mesazheve të Trumpit ku Shqipërinë e ka futur në një rreth të kuq me Venezuelën, akuza për të cilat u arrestua dhe po përballet me drejtësinë amerikane ish-lideri venezuelian Nicolas Maduro. E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn tha se: “Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar”.

Sinjalet që vijnë direkt nga Amerika janë kambana alarmi për qeverinë duke ngritur nevojën për të vepruar konkretisht në luftën kundër trafiqeve. Mbështetja amerikane është përgjegjësi për t’ia kthyer me besim nga drejtësia shqiptare e cila nuk është pak herë në diskutim.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5