Presidenti amerikan Donald Trump e kishte paralajmëruar prej muajsh sulmin mbi Teheran. Ora 9:30 (sipas orës lokale) e datës 28 shkurt shënoi disa shpërthime të njëpasnjëshme. Sheshet kryesore Jomhouri Square dhe Hassan Abad Square u mbuluan nga flakët e tymi. Në një raportim nga “BBC” përshkruhen situata paniku e frike, kaos në rrugët kryesore. Rreth 1 km larg godinës rezidenciale të kompleksit të Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei, janë regjistruar zhurma të forta e tronditje nga raketat e hedhura. Ajo çfarë mbeti sipas reporterëve ishin godina të dëmtuara rëndë, mure të nxira dhe shtëllunga tymi që ngriheshin në qiell; situatë lufte.

“Euronews” citon kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu i cili thotë se është parë trupi i pajetë i Ajatollah Ali Khameneit, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, nuk e ka konfirmuar zyrtarisht njoftimin. Pas këtij lajmi presidenti amerikan Trump ka thënë gjatë një interviste për “ABC on Saturday night” se: “E ndiejmë që lajmi për vdekjen e Khameneit është korrekt dhe se shumë lidershipë të Iranit kanë marrë fund”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz e ka konsideruar sulmin mbi Iran si një masa parandaluese ndaj kërcënimeve, njëkohësisht mori në konsdieratë edhe kundërpërgjigjet hakmarrëse me raketa ndaj Izraelit duke paralajmëruar qytetarët të marri masa. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka siguruar se do ketë slime hakmarrëse dhe i dërgoi një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit. Ai thekson se Irani do të ushtrojë menjëherë dhe me vendosmëri “të drejtën e tij të natyrshme për vetëmbrojtje legjitime”.

Krah Izraelit, Trump tha se qëllimi i sulmeve të përbashkëta ishte mbrojtja e popullit amerikan duke eliminuar kërcënimet e afërta nga regjimi iranian. Me fokusin të armët bërthamore Trump shtoi se synon të shkatërrojë raketat iraniane dhe industrinë e tyre të raketave, të asgjësojë flotën detare iraniane dhe të pengojë grupet aleate të Iranit që të destabilizojnë rajonin ose të sulmojnë forcat amerikane. Ai theksoi se do sigurohej që Irani të mos zotërojë armë bërthamore. Sulmet erdhën si pasojë e mosreagimit të Teheranit ndaj deklaratave të përsëritura ndaj Iranit për t’u ulur në diskutime për të arritur marrëveshje mbi programin bërthamor.

“Trump u bëri thirrje edhe forcave të armatosura iraniane të dorëzonin armët duke premtuar “imunitet të plotë”,- përndryshe sipas tij do të përballeshin me “vdekje të sigurt”. Ai u kërkoi gjithashtu civilëve iranianë të qëndronin në shtëpi dhe të përgatiteshin për rrëzimin e udhëheqjes fetare.”-shkruan “BBC”. Pikat e para strategjike që u bombarduan ishin ndaj objektivave për të çmontuar aparatin e sigurisë së regjimit iranian, duke synuar veçanërisht objektet që përbënin kërcënim të menjëhershëm përfshirë qendra komanduese, sisteme mbrojtjeje ajrore, baza ajrore dhe vende lëshimi raketash e dronësh.

I pritshëm ishte edhe kundërsulmi i Iranit ndaj SHBA-ve dhe Izraelit. Objektiv i raketave ishin objektiva ushtarake në Izrael dhe disa baza ushtarake në rajon si në bazën ajrore Al Udeid Air Base, Al Dhafra Air Base, selinë e Flotës së Pestë Amerikane në Manama, bazën Ali Al Salem Air Base dhe bazën Muëaffaq Salti Air Base. Sulme dhe shpërthime u raportuan gjithashtu në Abu Dhabi, Dubai, Doha, si dhe në Bahrein dhe Kuvajt, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale. Më i fundit ai mbi aeroportin e Dubait ku është bërë evakuim i menjëhershëm.

Strategjia luftarake e Iranit u shtri edhe në det. Misioni detar i Bashkimit Europian EUNAVFOR ASPIDES raportoi se Irani paralajmëroi anijet të mos kalonin përmes Strait of Hormuz, një rrugë strategjike ku kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz.

Ushtria amerikane njofton se ka zmbrapsur qindra sulme iraniane me raketa dhe dronë, pa viktima mes amerikanëve dhe me bilance të vogla të dëmeve materiale. Përveç gatishmërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që shtetasit amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes. “Pas fillimit të operacioneve ushtarake amerikane në Iran, amerikanët në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, duhet të ndjekin këshillat më të fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhej në njoftim.

“Timesofisrael” citon Netanyahun i cili u bëri thirrje iranianëve të dalin masivisht në rrugë e të përmbysin regjimin. “Dilni në rrugë masivisht dhe kryejeni punën”, tha ai, duke shtuar se është “koha e duhur që të bashkoheni dhe të angazhoheni në atë që e cilësoi si një mision historik”.-tha ai.

Reagimi i parë negativ mbi sulmet ka ardhur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan o cili e ka parë situatën si rrezik për rajonin. “Na vjen thellësisht keq për sulmet e këtij mëngjesi, të cilat shkelin qartë sovranitetin e Iranit dhe kërcënojnë paqen e popullit mik dhe vëllazëror iranian”, deklaroi presidenti turk. Ai shtoi se edhe sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve të Gjirit janë të papranueshme, pavarësisht arsyes”, -tha ai.

Zëdhënësja e NATO-s Allison Hart tha se aleanca po monitoron me kujdes situatën pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. “NATO vlerëson situatën e sigurisë dhe ndikimin e mundshëm që ka konflikti në stabilitetin ndërkombëtar, por nuk ka njoftuar masa ushtarake specifike.”-shkruan “Reuters”.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7