Sentiljana nuk e ka braktisur fshatin e lindjes në Vaun e Dejës edhe pse shumica e shokëve të saj të fëmijërisë e shkollës kanë emigruar jashtë vendit.

Ajo ka zbuluar një pasion të ri në kultivimin e mjedrave, që lindi si nevojë për më shumë të ardhura ndërkohë që ambicia e saj është zgjerimi i biznesit dhe punësimi i banorëve të zonës.

Teksa rrëfen se përballet me shumë vështirësi, Sentiljana nuk është dorëzuar për asnjë çast po ka ecur para me këmbëngulje dhe durim.

Pavarësisht se ka hasur në paragjykime e diskriminim, e reja është e vendosur të vijojë kultivimin e mjedrave, të rritet në biznes e të qëndrojë pranë familjes, që ka qenë njëherazi shtysa dhe forca e saj më e madhe.

Sentiljana thekson se nëse nuk dorëzohesh, objektivat dhe dëshirat mund të arrihen.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

Malko zgjodhi Shqipërinë

One Comment to: Sentiljana zgjodhi Shqipërinë

  1. Ledina malkollari

    December 28th, 2023

    Jam nje fermere , ne fshatin Bregas , qyteti ,Korc
    Dhe doja te dija dicka me shum rreth keti programi

    Reply

Leave a Reply

  • (not be published)