Sali Berisha i ka catuar sot “vijën e kuqe” Ervin Salianjit. Gjatë një konference për shtyp Sali Berisha akuzoi Salianjin se është takuar me Suel Çelën, një person i skeduar nga policia. Replikat në distancë kanë vijuar, ndërsa Salianji zgjodhi t’i përgjigjet Berishës me një koment të gjatë në rrjete sociale, pasi nuk mori pjesë në mbledhjen e pasdites së Kryesisë së PD-së. Mungesën e tij e sqaron me argumentin se nuk donte që t’u jepte mundësinë të shmangin vëmendjen nga skandalet Rama-Balluku dhe ai i AKSH-it duke u marrësërish me të. Duke iu përgjigjur akuzave të Berishës, ai shkruan se pika e tij fortë është beteja me grupet mafioze: “E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve.”- shkruan Salianji.

Lidhur me akuzat imagjinare (siç i quan ai), Salianji e konsideron si një dëshmi të mjerimit politik qëndrimin e ri të lidershipi demokrat, ndërsa me nënkuptime flet për persona të tjerë që Berisha i ka patur në krah dhe e kanë përdorur Çelën. “Në Elbasan ishte e gjithë struktura vitale e Partisë Demokratike. Akuzat imagjinare, siç ndodh rëndom me armiqtë imagjinarë të qëmotit, se unë paskam takuar ata që i kam denoncuar prej vitesh, duke filluar nga Suel Çela, janë një dëshmi e mjerimit politik. Veçanërisht kur dihet se shumëkush tjetër e ka pasur në krah dhe e ka përdorur për interesa të veta.”-thellohet ai në përgjigje.

Duke i kujtuar Berishës gjykatën dhe shpifjet, ai e shmang ndërsa e paralajmëron se do shkojë në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare. “Por ç’rëndësi ka kjo. Në kushte të një demokracie dhe jo autokracie do shkoja në gjykatë të përballja çdo shpifës. Por në kushtet e një përballje për shkak se dua që Partia Demokratike të jetë fituese dhe disa rrogëtarë kanë frikën e humbjes së pushtetit e të pazareve po reagoj publikisht një herë, e më pas siç kam bërë çdo herë, do shkoj në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare!”-vijon demokrati.

Salianji rendit problemet dhe nevojat reale me të cilat duhet të merret partia e tij, në kërkim të zgjidhjeve që kanë çuar në një situatë jo të stabilizuar dhe e kanë lënë në opozitë të paktën prej 4 mandatesh.

“Shoqëria dhe demokratët po e bërtasin me të madhe se kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje reale:

– për humbjet e njëpasnjëshme,

– për mosmbajtjen e fjalës,

– për degradimin e debatit në akuza të pavërteta,

– për promovimin e humbësve serialë,

– për çimentimin në karrige e pushtet pa mbështetje,

– për atrofizimin e partisë,

– për pafuqinë për të rrëzuar një qeveri të kalbur nga korrupsioni në çdo hallkë,

– për pafuqinë për të nxjerrë qytetarët në protesta

– për pamundësinë për ta bërë Partinë Demokratike fituese.”-nënvizon Salianji pikat e dobëta, sipas parimit e lëvizjes që ka nisur brenda strukturave për një rigjenerim të saj.

Tentativës së Berishës për ta përfshirë në situata e grupe të inkriminuara, Salianji i përgjigjet: “Në vend të kësaj drejtuesit që duhet të japin lllogari, kërkojnë llogari dhe përbaltin demokratët!  Sa më përket mua, unë nuk kam emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit! Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës!” Për t’i shkuar deri në fund iniciativës së tij dhe një grupi demokratësh, Salianji e thotë qartë: “Kam vazhduar dhe do të vazhdoj në rrugën e duhur: takimet me demokratët, ballë për ballë, me lirinë time dhe të vërtetën, pa ndalim. Demokratët dhe populli opozitar meritojnë rotacion.” Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim nga prononcimi i tij duke thënë pas mbledhjes së kryesisë së PD-së se nuk i lëviz asnjë presje për turin e Salianjit. “Qëndrimi absolut i PD-së, vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat”, -tha Berisha “Qëndrimi absolut i PD-së, vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat”, -tha Berisha i cili i pyetur nëse do e përjashtonte Salianjin, ka sjellë në vëmendjen pikën e statutit të partisë ku ekziston edhe “vetëpërjashtimi.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5