Nesër është njoftuar një protestë e madhe kombëtare kundër qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Kur pritet që protagonistët kryesorë të jenë studentët, zhvillimet marrin një tjetër drejtim. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar një protestë paralele në të njëjtën ditë me atë të studentëve.

Pritet që rreth orës 10:00 të mblidhen përsëri pedagogët e Universitetit Politeknik të cilët do nisin marshimin drejt kryeministrisë. PD ka planifikuar orën 12:00, në kohën kur kanë njoftuar më herët studentët e Mjekësisë të mbështetur dhe nga grupime të tjera të rinjsh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Studentët kanë ngritur zërin në përshkallëzim të protestave të muajve të verës ku masivisht qytetarët kanë dalë në bulevard për dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Prej më shumë se një javë studentët janë përballur me dhunë policore. Ata kanë sulmuar Ministrinë e Arsimit dhe një sërë institucionesh shtetërore në shenjë revolte dhe janë përballur me plumbat e gomës, gazin lotsjellës e ujin me presion nga policia. Uniformat e rendit janë filmuar teksa rrahin të rinjtë gjimnazistë. Në një dalje për mediat Berisha tha se Rama është kthyer në zëdhënës të prokurorisë së kohëve të shkuara. Sipas tij kreu i qeverisë ka manipuluar shifrat e personave të lënduar gjatë protestës, mes të cilëve edhe të mitur.

Në gjithë këto muaj politikanët janë mbajtur larg protestës, madje deputeti demokrat Klevis Balliu është ndjekur nga protestuesit derisa u detyrua të kalonte Lanën për t’i shmangur. Me futjen e PD-së në rrethin e kryesimit të protestave, kauza e të rinjve vihet në kufirin e asaj qwëdo ndante protestën qytetare të disa ditëve, me atë politike të drejtuar nga partia më e madhe opozitare.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18