Russell Crowe është ylli i radhës i Hollivudit që luan rolin e një personazhi shqiptar, këtë herë në filmin “The Get Out”, duke e ndërtuar si imazhin e një emigranti me të shkuar kriminale.


Aktori fitues i çmimit “Oscar” interpreton personazhin e quajtur Manco Kapac, një emigrant shqiptar që drejton prej vitesh një klub nate në Los Anxhelos dhe që vendos të lërë pas të shkuarën e tij të errët, pas shumë ngjarjesh që i ndryshojnë jetën.
Kur Manco vendos të lërë pas të kaluarën dhe të nisë një jetë të re, një grabitje dhe kërcënimet nga kartelet e krimit e detyrojnë të rikthehet në botën kriminale. Përballë armiqve të vjetër dhe një blerësi misterioz, ai lufton për të mbijetuar dhe për të mos humbur gjithçka që ka ndërtuar.


Roli i Crowe ka tërhequr vëmendjen e kritikës amerikane. Në analizën e saj, “The Hollywood Reporter” shkruan se aktori është “vazhdimisht argëtues edhe kur skenari nuk e ndihmon”, duke e cilësuar interpretimin e tij si pikën më të fortë të filmit.
Paralelisht zhvillohet edhe historia e një profesori universiteti, i luajtur nga Aaron Paul, i cili bie pre e shantazhit të një polici të korruptuar dhe më pas edhe të një sportelisteje banke, të interpretuar nga Nina Dobrev. Rrugët e personazheve kryqëzohen në një histori që përpiqet të bashkojë thrillerin me komedinë.


Kritika vëren se shumë prej kthesave të historisë duken të sforcuara dhe se përzierja mes humorit dhe suspancës nuk funksionon gjithmonë.


Megjithatë, interpretimi i Russell Crowe vlerësohet gjatë gjithë filmit. Kritika veçon disa nga momentet më komike të personazhit të tij, si skena ku Manco përpiqet të meditojë për të ulur stresin apo shprehje që nxjerrin në pah humorin e shqiptarit.
Nuk është hera e parë që shqiptarët shndërrohen në role që shfaqen në një produksion të madh hollivudian. Një nga filmat më të njohur mbetet “Taken” me Liam Neeson, ku antagonistët ishin një grup trafikantësh shqiptarë. Në ndryshim nga ai film, “The Get Out” e vendos një shqiptar në qendër të historisë dhe ia beson rolin një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë amerikane.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14