
Nga Erl Kodra
Është e pabesueshme se si televizionet publike RTSH, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus vazhdojnë të jetojnë në flluskën e sapunit kur Shqipërinë e ka përfshirë kaosi. Sapo bëra një xhiro në këto televizione dhe të gjitha transmetonin programet e zakonshme:
RTSH po transmeton një ndeshje futbolli.
Top Channel po transmeton programin “Përputhen”.
Klan po transmeton një serial turk.
Vizion Plus po transmeton Trashëgimtari Halef.
Të gjitha vazhdojnë rutinën sikur nuk po ndodhë asgjë. Ndërkohë Shqipërinë e ka përfshirë kaosi. Presin orën kur Grida dhe Blendi të fillojnë programin e orës 21:00 me të ftuar pro dhe kundra protestës. Duke e paraqitur si diçka të zakonshme, që nesër do të kalojë siç kanë kaluar skandalet e panumërta të shakllabanit Edi Rama.
Por kësaj rradhe nuk kalon, o mjeshtra. Dhe nëse nuk merrni sot qëndrime të qarta editoriale, me shumë mundësi do të digjeni siç po digjet Tirana dhe Shqipëria. Nuk mund të silleni sikur nuk keni sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar. Bëjeni për veten tuaj, nëse nuk doni ta bëni për Shqipërinë.
Sot, tani.
Kërkoni atij merhumit të japë DORËHEQJEN sa jeni në kohë.


