
Rajoni i Veriut, i cili është më i varfri për nga të ardhurat për frymë në raport me Rajonin e Qendrës dhe të Jugut, po penalizohet edhe më shumë nga barra e pagesave në rrugë. Monitor.al shkruan në një artikull se Kukësi është qarku më i varfër i vendit dhe nga më të varfrit në Europë. Në vitin 2022, standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke e krahasuar PBB-në për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse. Në të njëjtin vit, mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit nuk janë as sa gjysma e kryeqytetasve.
E përsëri, familjet e Veriut që jetojnë në Tiranë, për t’iu ardhur në ndihmë të afërmeve që jetojnë në qytetet e Kukësit dhe Tropojës, duhet të paguajnë 15 euro vajtje-ardhje për në vendet e origjinës. Shpenzimet e transportit janë pjesë e rëndësishme e shportës së shpenzimeve familjare dhe Monitor.al parashikon që rritja e këtyre shpenzimeve do të thellojë më tej pabarazinë ndërmjet Veriut dhe pjesës tjetër të vendit.
Për më shumë lexo artikullin e plotë të Monitor.al


