Pas bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec, mes kaosit të krijuar nga rrëshqitjet e dherave dhe përpjekjeve për të gjetur mënyra alternative për hapjen e rrugës apo devijime për të kaluar zonën e rrezikuar. Ndërsa qytetarët u orientuan drejt rrugëve dytësore dhe presin normalizimin e situatës, Edi Rama kishte një zgjidhje më të thjeshtë, udhëtimin me helikopter.

Mesditën e sotme, Rama mbërriti në Korçë me helikopter të Forcave të Armatosura, ku u ul në zonën e fushës së aviacionit për të inspektuar përfundimin e punimeve në Polin e Dijes. Ai sqaroi se fluturimi ishte planifikuar më herët dhe kishte si qëllim shoqërimin e një grupi investitorësh ndërkombëtarë. “Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë…”, shkroi Rama, duke shtuar se helikopteri i Forcave të Armatosura “me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit”.

Nga Korça, kryeministri vijoi drejt Vlorës, ku u ul në ish-Fushën e Aviacionit dhe zhvilloi takime në kuadër të projektit të qendrës multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit. Vizita e tij u shoqërua me komente nga kreu i opozitës, Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë për degradimin e rrugëve, duke deklaruar: “Nuk ka mbetur segment rruge e ndërtuar nga kjo qeveri, që mos të jetë shembur… Janë vepra të korrupsionit.” Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e helikopterit, duke pretenduar se udhëtimi kishte një kosto të lartë.

Por Rama nuk e la pa iu përgjigjur, duke e cilësuar “ligësi të madhe” faturimin ndaj qeverisë të një rrëshqitjeje gjeologjike dhe duke theksuar se bëhet fjalë për një fenomen natyror që ka prekur masivin pranë rrugës së vjetër, me ndikim edhe në aksin e ri, por “me zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të autoriteteve”.

Ndërsa në terren vijon puna për stabilizimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit, debati për përgjegjësitë politike dhe menaxhimin e situatës mbetet i hapur.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10