Rrjetet sociale janë mbushur me video të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale (AI), ku në qendër është vendosur Sali Berisha. Këto video kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në një moment kur numërimi i deritanishëm i votave nga zgjedhjet tregon se Partia Socialiste kryeson, ndërsa Partia Demokratike vjen pas.

Me anë të këtyre videove, qytetarët janë duke shprehur perceptimin e tyre për gjendjen e politikanëve në këtë periudhë të tensionuar pas zgjedhjeve. Sipas tyre, Sali Berisha shfaqet i dobët dhe ndoshta i penduar për disa prej zgjedhjeve që ka bërë gjatë fushatës, përfshirë edhe bashkëpunimin me këshilltarin amerikan Chris LaCivita. Përmes ironisë dhe humorit digjital, qytetarët po komentojnë në mënyrë kreative zhvillimet politike dhe pasojat e tyre.

Në njërën nga videot tregohet një skenë e Berishës shtrirë në një shtrat spitali, ndërsa pranë tij ndodhet Lulzim Basha, duke qarë.

Në një tjetër video, këshilltari i Berishës, Chris LaCivita, shfaqet në një përballje të tensionuar me të. Sipas narrativës së krijuar nga AI, Berisha i kërkon paratë që thotë se ka shpenzuar për të gjatë fushatës, ndërsa LaCivita largohet me një valixhe të mbushur me para. Muzika e vendosur në sfond i jep një tjetër ngjyrim videos.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të krijuar përmbajtje politike satirike është një tendencë në rritje, sidomos në momente tensioni elektoral si ky. Këto video, edhe pse në thelb humoristike dhe spekulative, ndikojnë në perceptimin publik dhe hapin diskutime.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11