Rrethimi i një prej televizioneve më të rëndësishëm në vend, “News24”, ka sjellë sot reagimin e gazetarëve, organizatave të medieve dhe kryesisht politikanëve të opozitës. Drejtoresha e informacionit të këtij televizioni, Anila Jole, ka dhënë detajet e para per ngjarjen.

“Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë. Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik.

Bëjmë thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë. Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë.”, thotë Jole.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, organizatë mediatike që ka dhënë detaje se konflikti mes shtetit dhe “News24” është i lidhur me godinën ky operon “News24” dhe media të tjera të këtij grupi.

“U informuam me detaje këtë mëngjes për rrethimin e mediave kryesore në vend, News 24, Balkanweb, Panorama e Gazeta Shqiptare nga forcat e policisë. Rezulton se:

Policia dhe autoritet shtetërore nuk kanë paralajmëruar mediat për një ndërhyrje të tillë, duke mos ju dhënë kohë administratorëve të marrin masat e duhura. Për rrjedhojë, transmetimi është ndërprerë. Kjo ndërhyrje agresive e autoriteteve qeveritare ka bllokuar trasmetimin dhe punën e një ekipi prej 200 punonjësish të medias. Konflikti për pronën ku operojnë këto media, vjen në kushtet e një klime përplasëse, mes qeverisë dhe pronarëve të këtyre mediave. Ka dyshime të arsyeshme për hakmarrje ndaj këtyre mediave për shkak të politikës editoriale. “, reagon AGSH-ja

Lutfi Dervishi, Klodian Tomorri, Klodiana Lala, Osman Stafa e shumë gazetarë të tjerë kanë reaguar per rrethimin flagrant dhe mbylljen e sinjalit të “News24”.

Shqipëria njeh disa precedentë problematikë sa i përket lirisë së shprehjes dhe informimit, si rastin e mbylljes së “Agon Channel”, apo kufizimet e “Ora News”.

Lutfi Dervishi shkruan:

“Në mungesë të informacionit për këtë ngjarje të pazakontë ka më shumë pyetje se përgjigje:

Kush ka dhënë urdhrin për rrethimin e godinës së News24? Cili ishte motivi zyrtar për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit? Pse nuk u dha asnjë paralajmërim para ndërhyrjes? A janë ndjekur procedurat ligjore për një veprim të tillë ndaj një medie? A ka vendim gjykate? Cilat janë provat ose arsyet që justifikojnë këtë veprim ekstrem?

Nëse është çështje kontrate (qiraje) a i është dhënë koha e nevojshme medias për të gjetur ambiente të tjera?  A ka pasur komunikim paraprak? Kush mban  përgjegjësi për pengimin e gazetarëve në vendin e punës? A është marrë parasysh dëmi i menjëhershëm që i shkaktohet publikut, duke e privuar nga informacioni? Si garantohen të drejtat kushtetuese për informim dhe liri shtypi kur policia ndalon gazetarët të ushtrojnë detyrën ?

Kur mbyllet një media, nuk humb vetëm ajo humbet e drejta jote për t’u informuar. Sot është News24, nesër mund të jetë zëri yt. Heshtja nuk është neutralitet, është zgjedhje.”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11