
Të paktën 10 bashki kanë patur probleme të mëdha financiare gjatë vitit të kaluar, pasi kishin borxhe të prapambetura më të larta se të ardhurat e veta.
Nga të dhënat e Ministrisë së Financës për vendin tonë rezultojnë se rreth 10 bashki kanë një raport mjaft të lartë, duke kaluar mbi 100% të stokut të detyrimeve të vitit 2023.
Revista Monitor shkruan se stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor të vitit 2023 nga Ministria e Financave është rreth 4.8 miliard lekë.
Bashkitë të cilat janë me përqindje më të lartë të stokut të detyrimeve janë: Klosi 339%, Memaliaj 270%, Libohova 182%, Dibra 156%, Malësia e Madhe 139%, Puka, Peqini, Dimali, Cërriku 120%, Kavaja dhe Tropoja 110%.
Të ndara sipas kategorive rezulton se shpenzimet më të mëdha janë në kategorinë e “Investimeve” me 47%, duke vijuar më pas me kategorinë “Të tjera” 25%, “Shërbime” 11%, dhe “Vendime Gjyqësore” 9%.
Për më shumë lexoni artikullin origjinal në Revistën Monitor



