Kantautori Alban Skënderaj rikthehet me albumin e ri “Rrënjët”, i cili promovohet më 2 maj. Artisti është shprehur se është një projekt që prek identitetin dhe kujtesën, të ndërtuara mbi emocione të forta të bartura ndër vite e që tani kanë marrë formë përmes artit e muzikës.

Skënderaj njihet për individualitetin e motiveve shqiptare të cilat i ka ruajtur edhe pse është rritur larg Shqipërisë. “Unë jam larguar në një moshë shumë të re dhe nuk pata mundësinë të njihem thellësisht me muzikën tonë, por gjurmët e motiveve tona lanë shenja edhe tek unë… në fund të fundit, të gjithë kthehemi diku,” thotë Skënderaj duke shënuar kthimin te pragu i shtëpisë, aty ku jetuan të parët. E gjithë përvoja e tij jetësore është rrëfyer përmes muzikës në 8 këngë e 8 klipe që janë të lidhur me njëri-tjetrin përmes fillit të jetës së artistit.

Kopertina e albumit “Rrënjët” është një gjetje. Skënderaj qëndron përballë fëmijës së dikurshëm që e kthen te rrënjët e veta. Për Skënderajn ky album është më autentiku dhe se i është dashur të punojë për një kohë të gjatë, kohë që i ka vlejtur të transmetojë ndjesi të sinqerta dhe të papërpunuara. “Energjia dhe dashuria që kam marrë gjatë tour-it ‘MOTIV’ më kanë frymëzuar të jem sërish si dikur, totalisht vetvetja,” shprehet artisti. Dëgjimi i këngëve të albumit “Rrënjët” është një shtysë për t’u ndalur një çast e për të ritakuar veten, me ndjesi të harruara e për të rigjetur kuptimin e asaj që kalon e asaj që vjen.

Burimi:https://www.instagram.com/albanskenderaj/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/albanskenderaj/?hl=en

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5