Auron Tare, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, hedh dritë në këtë rrëfim në Gogo.al mbi mënyrën si ai e prezantoi Edi Ramën me dhëndrrin dhe vajzën e presidentit amerikan Donald Trump. Takimi mes Ramës dhe Jared Kushner e Ivanka Trumpit u krye në jahtin e mikut të Tares, Nathaniel Rrothschild. Pse ky prezantim në vitin 2021? Në çfarë konteksti? A kishte plane që atëherë për Zvërnecin? Si ndodhi që pastaj Rama i mbajti vetë marrëdhëniet me Jared Kushner e Ivanka Trumpin duke shmangur Auron Taren? A ka komunikim tani Tare me Ramën? Si e gjykon Tare zgjedhjen e Ramës për të ndërtuar në Zvërnec? Të gjitha këtyre pyetjeve Tare u është përgjigjur, duke mos harruar, dobësinë e tij, Butrintin, për ta analizuar se çfarë kasaphane po i bëhet.

SI E RRËFEN PREZANTIMIN QË I BËRI EDI RAMËS NË JAHTIN E NATHANIEL ROTHSCHILDIT ME KUSHNERIN DHE IVANKA TRUMPIN

“Në 13-ën, 14-ën kur Rama erdhi kryeministër, unë i propozova Ramës që ta hapnim Sazanin për publikun. Pse? Sepse ishte një vend shkretëtirë. Ishte s’kishte më asnjë lloj si të thuash aktiviteti. Nuk kishte koncept që pse duhet të mbyllet nga territori i Shqipërisë. Ishte një ishull i cili shumë vlonjatë kishin lindur, ishin rritur dhe nuk e kishin parë kurrë. Dhe i thashë pse mos e hapim per vizitorë dhe për hir të së vërtetës ai e përkrahu shumë. Tha po të hapim. Dhe unë shkova pastaj dhe u mora me idenë se çfarë mund të hapim për vizitorët dhe në atë kohë Rama si kryeministër më prezantoi mua me Konservatorin Litoral Francez që është shteti francez, pra organizatë shtetërore franceze, e cila ruan dhe mbron zonën bregdetare. Për të thënë të vërtetë Rama donte shumë që dhe në Shqipëri ai koncept të përdorej. Prandaj u krijua dhe Agjencia e Bregdetit, por ai vetë e kuptoi pastaj që ishte shumë e vështirë për arsye, në përgjithësi për arsyet e votimeve. Pra, për hir të votimeve, për hir që mos krijosh probleme me votuesit e tu dhe me bashkitë e tua, ti nuk mbron dot vijën bregdetare tënde. Në përgjithësi në eksperiencën time derisa kam qenë unë, këta që menaxhonin plazhet pa letra, pa pagesë, pa të drejta ishin në përgjithësi njerëz që merreshin dhe me votime.

E për t’i rënë shkurt dhe në Sazan me francezët ne bëmë një plan menaxhimi. Pra si mund të menaxhohej Sazani dhe për ta shpallur zonë të mbrojtur nuk kishte absolutisht asnjë lloj mundësie sepse nuk mbushte asnjë kriter. Pra nuk kishte specie të rralla, nuk kishte asgjë për ta ruajtur. I vetmi motiv që Sazani të ishte një vend i ruajtur ishte pjesa historike. Pra historia e tij që nga antikiteti e deri në kohët moderne që u bë zonë ushtarake.

Dhe aty ne brenda këtij plani propozuam që të krijohej një mikrodiversitet i kërkimeve nënujore, ku nga e gjithë bota mund të vinin siç po vinin në atë që ne bënim me amerikanët, pra të vinin të studionin çdo lloj gjëje të mundshme nënujore shqiptare. Ndërkohë ne aty me amerikanët zbuluam dhe një numër anijesh të mbytura, një prej tyre ne do donim ta ngrinim, pra të bënim arkeologji nënujore për ta ngritur anijen, pra për ta ekspozuar, për të ndërtuar një nga ato godinat ushtarake për ta bërë muze dhe për ta mbajtur këtë anijen aty brenda, për ta parë njerëzit e tjerë.

Ky ishte koncepti në përgjithësi dhe në këtë koncept unë kam pasur mundësinë t’ia prezantoj disa njerëzve shumë të rëndësishëm që kam njohur nëpërmjet kontakteve të mia për të parë mundësinë si në Butrint, pra të sillnim njerëz, të cilët mund të ndihmonin në krijimin e këtij koncepti. Planin e menaxhimit e prezantuam disa herë në Kryeministri dhe nuk pati asnjë lloj asgjë, pati një lloj heshtje dhe unë e kuptova që nuk kishte njeri. U pëlqe shumë, por nuk kishte njeri interes për ta bërë, sepse ajo do ta ruante zonën.

Pra do ta ruante, sepse ne propozonim që përveç këtij lloj universiteti dhe disa prej godinave të ktheheshin në ambiente ku ata që vinin rrinin te ky fshati ushtarak, pra godinat ushtarake të mund të ktheheshin në asete turistike, pra në hoteleri të një niveli shumë të lartë, por brenda parametrave të godinave ushtarake. Pra jo ta zëmë tre kate. Po siç ishin godina ushtarake, dykatëshe, njëkatëshe. Pra të ruhej formati i dikurshëm ushtarak, por i rikthyer tashmë në koncept turistik. Kjo ishte ideja.

Në këtë kontakt pra kam ftuar disa miqtë e mi që “mund të vini për të parë këtë koncept” dhe ishte dhe ky, kjo ardhja e këtyre,  nëpërmjet një miku të përbashkët, dhe erdhi Jared Kushner me të shoqen, dhe kjo ishte si të thuash prezantimi, për t’ia prezantuar që “shiko se ne kemi punuar me amerikanët për këtë gjë. Dhe në atë kohë u ftua dhe kryeministri për darkë.

Kur kanë ardhur ata kanë ardhur thjesht si vizitorë, pra kanë parë vijën bregdetare shqiptare. Unë i kam çuar në zonat interesante, Palermo pra kanë parë Palermon, Tunelin, Sazanin, Butrintin, Kepin e Rodonit, pra turistë të zakonshëm. Pastaj koncepti i Sazanit më vonë, ne kemi folur, kemi shkëmbyer sigurisht emaile, gjëra dhe unë i kam qëndruar konceptit që kemi bërë me francezët. Biles ua kam dhënë dhe planin e menaxhimit për ta parë etj. Pastaj se çfarë ndodhi me Zvërnecin unë s’e kam fare idenë domethënë, si doli.

Por tani që shikojmë “The Albanian Files” tani unë e kuptoj. Pse? Sepse me sa duket nëpërmjet “The Albanian Files” ne kuptojmë që zona, vija bregdetare ka qenë e paraplanifikuar. Duke qenë e paraplanifikuar janë ftuar edhe këta si të tjerë. Duke u thënë që “shiko se Sazani mund të jetë i vështirë ose do kohë, po këtu është më kollaj sepse kjo, kjo”. Kur jam pyetur për këtë gjë i kam thënë që është zonë e mbrojtur. Duke qenë se është zonë e mbrojtur, nënkupton që është zonë e mbrojtur dhe me sa duket në këtë koncept u ndryshua ligji i 2024-s. Dhe mendoj që ligji i 2024-s nuk është ndërruar detyrimisht, nuk është ndryshuar për Kushnerin dhe Trumpin, por është ndryshuar per investitorët shqiptarë, të cilët nën ombrellën e këtyre emrave të mëdhenj do bënin ndërtimet. Në kuptimin tim. Mund ta kem gabim, por unë mendoj që ata i kanë përdorur pikërisht dhe po të shikosh kush ka blerë toka vërdallë.”

“PALASA NJË NGA NJOLLAT MË TË ZEZA TË RAMËS, NUK FLAS ME RAMËN“

 “Rama e pëlqen shumë atë pjesën e historisë në kuptimin e lënies gjurmë në histori, mendoj që Palasa do të jetë një nga njollat më të zeza të Ramës kur të diskutohet mbas 100 vjetëve apo 200 vjetëve se si nën drejtimin e tij është bërë ajo gjë atje në Palasë.

Unë kam kohë që nuk flas më me Ramën që për punën e Butrintit dhe nuk e di kë dëgjon më. S’di. Ndoshta hallet e Ukrainës për shembull janë më të rëndësishme se hallet e Shqipërisë se ai merret më shumë për shembull Ukraina apo nuk e di Palestina, ndoshta ato janë çështje më të rëndësishme se hallet tona”

BUTRINTI

“Pra, modernizimi i arkitekturës ka ndodhur kudo në çdo vend të botës, por sot në konceptin modern të zhvillimit të turizmit është parë, provuar që arkitektura lokale, autenticiteti i vendit që ti viziton është arsyeja e madhe për udhëtim. Pra nuk udhëton më njeriu i edukuar, i sofistikuar, i cili do të paguajë. Nuk udhëton më për godina moderne. Pse? Sepse modernizimi është kudo dhe nuk ka pse të shkojë në një vend, i cili është një kopje e rëndomtë e një arkitekture moderne të një vendi tjetër. Ai do të vijë këtu për fshatrat autentikë, do të vijë këtu për qendrat e arkeologjisë, do të vijë këtu për bregun e ruajtur të paprekur, do të vijë këtu për peizazhet historike, do të vijë këtu për kulturën autentike të vendit. Nuk mund të vijë këtu për një kitch dhe ky është problemi mendoj unë.

Ky është një debat i thellë dhe mendoj që kryeministri duhet të kishte rreth vetes njerëz, të cilët do ta debatonin këtë gjë me të për ta, si të thuash, frenuar në konceptin e tij modernist, pra për të sjellë realitetin dhe për t’i thënë që modernizmi nëse ti e aplikon në fushën e turizmit do ta dëmtojë vendin, nuk do ta bëjë më autentik.

Mund t’ju jap për shembull një një rast shumë interesant. Për shembull, Rama ka sjellë në një ndër këto projektet e “The Albanian Files” ka sjellë një nga arkitektët më të mirë sot në botë që është ai arkitekti japonez, i cili kërkon të bëjë një ndërhyrje në Butrint. Në vetvete arkitekti japonez i ftuar nga Rama është një risi, është një kryevepër që një emër kaq i madh i arkitekturës botërore vjen në Shqipëri për të bërë një vepër. Absolutisht është një gjë shumë e mirë. Në momentin që ti konceptin e këtij arkitekti japonez sado të bukur dhe elegant ta ketë, e vendos në një qendër antike që vjen nga thellësia e shekujve, vjen nga Troja antike, është një vend i cili përmendet nga Homeri. Është një vend, i cili ka kaluar kaq e kaq gjurmë të lashtësisë mesdhetare. Nuk mund të ketë një kontekst japonez. Pra, nuk ka sens. Nuk ka sens në një vend i cili fillesat e veta i ka nga periudha antike e Homerit. Nuk mund të përfundojë me një si të thuash shtresëzim japonez. Kushdo që e dëgjon thonë kanë luajtur mend se nuk ka mundësi. Pra duhet parë konteksti. Pra nëse dikush thotë dhe unë e kam dëgjuar te kryeministri, si mund juve të kundërshtoni një arkitekt kaq të famshëm japonez? Jo, nuk kundërshtohet, por për një diçka tjetër, por jo në një qendër antike si Butrinti.

Edi Rama gjatë takimit me arkitektin japonez Kengo Kuma që ka ideuar projektin për Qendrën e Vizitorëve në Butrint

Dhe çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur kjo, që para katër vjetësh nëpërmjet Fondit Shqiptar Amerikan AADF, qyteti antik iu dha atyre në administrim, gjë që është një turp për kombin shqiptar, ku i hiqet kombit një pasuri kaq e rëndësishme dhe i jepet një fondi të huaj, i cili nuk ka absolutisht asnjë të drejtë të menaxhojë pasurinë kombëtare të një vendi sovran dhe në mënyrën që zoti Rama mendon që shqiptarët në përgjithësi nuk e kuptojnë çfarë po bëhet. Pra kemi një flamur amerikan të ngulur në Butrint, pra nën këtë flamur tashmë hapësirat e parkut, gjë që nuk është njësoj si qyteti antik, pra janë dy gjëra të ndryshme, hapësirat e parkut po jepen për ndërtim. Është zona më e ruajtur e Mesdheut, jo e Shqipërisë, e Mesdheut. Pra, në Ngushticën e Korfuzit, ajo zonë atje që unë e kam ruajtur për 20 e ca vjet në dobi të popullit shqiptar është një nga vendet më të lakmuara në Mesdhe dhe i është dhënë një ndërtuesi afër qeverisë dhe në veri të liqenit i është dhënë një tjetër ndërtuesi afër qeverisë dhe në dy vendet e tjera po i jepet dhe dy ndërtuesve të tjerë afër qeverisë që të krijojnë brenda zonës së mbrojtur, brenda zonës me të cilën ne pala shqiptare dhe pala britanike dhe pala ndërkombëtare e ka ruajtur për 20 e ca vjet, mos më shumë, tashmë do të zhvillohet dhe kjo mendoj unë është një nga krimet e mëdha që po i bëhet hapësirës territoriale të vendit.”

I pyetur nëse e shpëtojmë dot tani Butrintin po ta ndalohet plani i Ramës, Tare u përgjigj:

“Patjetër. Është pak, domethënë ka shumë dëmtime sepse pjesa, ajo pikëza e vogël që tashmë ka hyrë në leksionin publik të zonjës Kumbaro është një katastrofë më vete. Dhe ndërtimi që po bëhet midis Ksamilit dhe Kanalit të Vivarit është një tjetër dramë më vete, por dhe ato që po planifikohen të bëhen brenda zonës së mbrojtur të Butrintit do të jenë përfundimisht shkatërrimi i asaj zone dhe do të jetë një nga dramat e mëdha të prishjes së trashëgimisë kulturore, peizazheve historike, peizazheve të mbrojtura, të gjitha me radhë. Pra, Butrinti mendoj unë është ajo që shqiptarët mund ta shohin me sytë e tyre. Çfarë do t’i ndodhi Karavastasë, Zvërnecit, Dajtit, Divjakës, Thethit, e të tjerë e të tjerë.

Prandaj nëse e keni vënë re ju nga pala e qeverisë nuk del absolutisht asnjëri të flasi për Butrintin. Pse? Jo se unë jam njeri i zoti, por sepse unë them atë që ka në në terren. Pra atë që shikoj. Pra kjo është mendoj unë sfida më e madhe dhe askush nga institucionet shtetërore nuk dalin për të thënë që Auroni gabon ose Auroni ka gabim ose gënjen ose nuk e di sepse ajo po ndodh.”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10