Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kërkuar kthimin dhe pjesëmarrjen fizike të kryebashkiaut Erion Veliaj në mbledhje më datë 21 nëntor 2025 në orën 10:00. Duke iu drejtuar zyrtarisht SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Këshilli argumenton se prania fizike e Veliajt është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në shkresën e siguruar nga “Euronews Albania” garantohet siguri në protokoll apo logjistikë: “Pjesëmarrja e kryebashkiakut është e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit lokal. Këshilli Bashkiak deklaron gatishmëri të plotë për bashkëpunim lidhur me çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike nga institucionet përkatëse, me qëllim zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe transparent. Institucionet janë ftuar të japin me shkrim vendimmarrjen e tyre, duke marrë parasysh funksionet institucionale dhe të drejtën e kryetarit të Bashkisë për t’u paraqitur para Këshillit Bashkiak.”-shton Këshilli.

Gjykata Kushtetuese me vendimin për mosnjohjen e shkarkimit nga detyra e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt i ka dhënë një kthesë të re zhvillimive. Në fjalën e saj Gjykata shprehet se: “Këshilli i Ministrave, teksa vendosi shkarkimin e kërkuesit nga detyra sipas nenit 62, shkronja ‘c’, të ligjit nr. 139/2015, nuk e ka justifikuar shkarkimin me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve.” Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25 shtator 2025, që e largonte nga posti, duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas tij duhej bërë edhe anulimi i dekretit të presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale edhe në Tiranë. Procedura e shkarkimit po ashtu është konsideruar si e parregullt ku sqarohet se: “Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se procedura e ndjekur në rastin konkret nga këshilli bashkiak dhe më tej nga Këshilli i Ministrave, duke mos e njoftuar kërkuesin, nuk ka garantuar të drejtën e tij për proces të rregullt në aspektet e së drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.”-sqarohet në njoftim.

Mjaftoi interpretimi i Gjykatës dhe kreu i qeverisë Edi Rama kërkoi rikhimin e Veliajt në zyrë. Teksa zhvilloi dëgjesa për buxhetin e Tiranës, i shoqëruar nga Ogerta Manastirliu, e propozuar prej tij për të zwvendësuar Veliajn, Rama tha se Tirana nuk mund të funksionojë me drejtim të deleguar apo me “telekomandë”. “Pavarësisht punës së madhe të Anuelës (Ristani) dhe nënkryetarëve, qyteti ka nevojë për drejtuesin e zgjedhur legjitim”,-tha ai.

Kryeministri ka shprehur edhe më herët pakënaqësi për mënyrën si është marrë Veliaj në qeli pa gjyq, ndërsa theksoi se pavarësisht ngjarjeve, nuk ka asnjë arsye pse kryeqyteti duhej lënë pa kryetar të zgjedhur. Rama vetëm pak orë pas shkarkimit të Veliajt nga Këshilli, iu drejtua kabinetit qeveritar për ta shkarkuar me vendim qeverie Veliajn. Veprime këto që ranë ndesh me procedurën e ligjin dhe u anuluan po me aq shpejtësi sa edhe u morën, nga Kushtetuesja. Veliaj në Gjykatë ka sulmuar socialistët e Këshillit Bashkiak duke thënë: “Zoti i faltë nuk dinë çfarë kanë bërë!”, ndërsa janë të njëjtët këshilltarë që tani kërkojnë rikthimin e tij në zyrë, brenda kësaj jave. Veliaj dhe bashkëshortja e tij Arjola Xoxa akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Spektakli i humorit “Portokalli” ka nisur sezonin me një skeç ku talleshin qytetarët në protestë. Prej me shumë se 128 ditës ata ngrenë zërin në boulevard kundër qeverisë. Një pjesë...
/ Oct 5