
Donald Trump ka shënuar një fitore historike në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit në SHBA. Ai bëhet i pari ish-president amerikan pas Groover Clevelandit, që arrin të rikthehet për një tjetër mandat në historinë e qeverisjes amerikane. Sipas të dhënave të “Associated Press” ai ka arritur të sigurojë 277 vota elektorale nga 270 që i duheshin për të fituar Presidencën, ndërsa numërimi ende vazhdon. Ndërsa rezultatet po e nxirrnin dukshëm para kandidates demokrate Kamala Harrisit, Trumpi mbajti një fjalim fitoreje në Florida, ku iu tha amerikanëve se Zoti e kishte shpëtuar nga atentati i datës 14 Korrik, me një qëllim. Por kjo është hera e dytë që ai zgjidhet president, pasi në vitin 2016 ai mbajti për katër vite këtë post dhe më pas e humbi atë përballë kandidatit Joe Biden në vitin 2020.

Trumpi rikthehet pas katër vitesh pas një humbje të thellë ndaj Bidenit, edhe pse ai kundërshtoi rezultatet në atë kohë, për të cilën gjykatat e hodhën poshtë këtë përpjekje të tij. Edhe senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, një nga aleatët më të ngushtë të Trump, nuk e mbështeti atë. “Gjithçka që mund të them është të më numëroni. Mjaft është mjaft”– tha ai në foltoren e Senatit.
Lëvizja larg Trumpit në atë kohë u shtri deri në fushën e korpooratave, pasi dhjetëra kompani të mëdha, përfshirë American Express, Microsoft, Nike dhe Walgreens e të tjera, njoftuan se po pezullonin mbështetjen për republikanët që kishin sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të 2020. Por pavarsisht kësaj, ai nuk u dorëzua dhe vetëm disa javë pas zgjedhjeve të ndërmjetëme, Trumpi nisi zyrtarisht fushatën e tij presidenciale 2024. “Unë qëndroj para jush sot për të deklaruar se udhëtimi i jashtëzakonshëm që filluam së bashku,është larg të qenit i përfunduar.”– tha ai gjatë konferencës së Veprimit Politik Konservator.

Sfida dhe Triumfi i Donald Trumpit
Pas njoftimit zyrtar për fushatën e tij presidenciale, në maj të vitit 2024,Trumpi mori goditjen e rradhës, ku ndaj tij u ngritën 34 akuza të krimit që përfshinin pagesa të parave për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels. Dënimi i tij u vonua derisa pas zgjedhjeve, aktakuzat e dokumenteve në Florida u hodhën poshtë dhe Gjykata e Lartë vendosi që presidentët kanë imunitet gjithëpërfshirës për aktet zyrtare. Ai gjthashtu është presidenti i parë në historinë e SHBA-së që është përballur me akuza dhe dënime në gjykatë pas mbarimit të mandatit.
Pas kësaj fushatat e Trumpit kishin filluar të kishin zë në Amerikë dhe ndërsa sondazhet së fundmi tregonin një garë kokë më kokë me kandidaten e tij, Kamala Harris. Në mbështetje të Trumpit, ndër shumë të tjerë ishte dhe Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, i cili mbështeti me financimin masiv në fushatat elektorale, duke fuqizuar akoma dhe më shumë Trumpin.

Ndërsa tashmë me fitoren e tij, synimi është për të riorganizuar në mënyrë dramatike burokracinë federale. Ai synon të vendos kufizime të reja mbi emigracionin, të zbatojë planet e tij për dëbimin masiv të banorëve pa dokumente dhe të vendosë tarifa që janë krijuar për të mbrojtur vendet e punës në SHBA.
Pak nga jeta e hershme e Donald Trump
Trumpi lindi më 14 qershor 1946, në Queens, New York . Babai i tij ishte një agjent i pasurive të patundshme dhe nëna e tij ishte shtëpiake. Trumpi ishte fëmija i katërt nga pesë fëmijë, ai përfundoi arsimin e tij të mesëm në shkollën Wharton të Financave dhe Tregtisë në Universitetin e Pensilvanisë. Pas diplomimit, Trump u kthye në New York dhe filloi të punonte për biznesin e pasurive të paluajtshme të babait të tij. Në vitin 1971 ai u bë president i një koleksioni biznesesh familjare, të cilat më vonë ai e quajti Organizata “Trump”.

Karrierën në politikë ai e nisi për herë të parë teksa kandidoi për president si kandidat me një biletë të palës së tretë, që do të thotë si një kandidat alternativ nga dy partitë kryesore politike, Republikanët dhe Demokratët. Ai u largua herët nga gara, por mendoi të kandidonte përsëri në vitin 2004 dhe 2012. Në vitin 2015, ai njoftoi se do të kandidonte përsëri për president, këtë herë me një biletë të partisë kryesore si kandidat republikan. Ai mundi 16 kandidatë të tjerë për t’u bërë kandidati zyrtar i partisë në 2016.


