Bashkimi i produkteve të fermerëve në modelin e Shoqërive të Bashkuara Bujqësore, (SHBB) është prezantuar sot në Dibër nga kreu i qeverisë, Edi Rama. “Ndryshe nga kooperativat e komunizmit në kooperativat e Bashkimit Europian secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë”, në vijim të turit “Punët e Shqipërisë” ai i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla sqaroi dallimin mes kooperativave në kohën e komunizmit dhe atyre të vendeve të Unionit.

Rama hodhi idenë e organizmit të fermerëve në grupe me qëllim ofrimin te grumbulluesit e mëdhenj të sasive më të mëdha të prodhimeve. “Një model shembullor ku fermerët, po edhe ata shqiptarë si ne, edhe ata me frikë nga kooperativa, por ama të mençur për të thënë do shesim mandarina, po do i shesim bashkë që kur të vijnë ata grosistët, ne të kemi një volum të madh edhe të kemi forcë. Jo t’i mbledhin copa-copa. Delet që ndahen nga tufa i ha ujku kanë pas thënë të moçmit. Edhe me sa pretendon Ulsiu e kanë pas thënë dibranët”, tha ai.

Vlera dhe përfitimi i prodhuesve në këtë rast do ishte sigurimi në sasi, forcimi i negociatave me blerësit dhe harmonizimi i veprimtarisë prodhuese. “Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh, pra kanë një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësin, por nga ana tjetër harmonizojnë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, ndajnë kostot e përkujdesit për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin. Për Ramën termi “Shoqëri të Bashkuara Bujqësore” (SHBB) do largonte paragjykimin për kooperativat e kohës së komunizmit.

Në mes të “kooperativave” dhe grosistëve, do jetë bashkia si aksionere

Duke folur për mbështetje financiare, institucionale dhe aleancën me shtetin ai sqaron edhe rolin e bashkisë. “SHBB-ja ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë dhe bashkia është aksionere, por nuk është aksionere që t’ju marrë juve fitimet”, thotë ai duke nënvizuar se ajo do jetë aksionere në një kompani të caktuar. “Emrin ia kishit gjetur se po bënim shaka, qëparë thashë vejani “Dibra United” si Manchester United. E lexova që e kishit gjetur. “Dibra Origin” në anglisht për tregun europian”.

Rama vijon me batuta duke thënë: “Në rregull, për tregun europian dhe për të gjithë europianët e bulevardit të Tiranës. Se unë për vete jam katundar, jam nga Surreli. Po “Origin” e kuptoj. Edhe ti e kupton? Në të kundërt nuk e përballojmë dot përplasjen e madhe që do të vijë kur ne të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Nuk e përballojmë dot. Kaq e thjeshtë është”, tha Rama duke shtuar: “Gjithë ai treg i madh ne do dalim tek e tek edhe do mbijetojmë? Ku do t’i shesim produktet? Me çanta në rrugët e Brukselit? Ku? Pastaj si do realizohet siguria ushqimore?”.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14