
Në zgjedhjet parlamentare, pas numërimit të 5155 nga 5225 kutitë e votimit, Partia Socialiste kryeson me 52.15% të votave, duke siguruar 82 mandate në Kuvend dhe duke u pozicionuar për një mandat të katërt qeverisës. Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 34.31% të votave dhe 52 mandate. Forca e tretë politike është “Nisma–Shqipëria Bëhet” me 3.52% të votave dhe një mandat. Partitë e tjera që kanë kaluar pragun përfaqësues janë PSD me 3.39% (3 mandate), Mundësia me 3.04% (2 mandate), Lëvizja Bashkë me 1.43% (1 mandat) dhe Koalicioni Euroatlantik me 1.36%, por pa siguruar mandat. Rezultatet janë ende paraprake, pasi mbeten për t’u numëruar edhe 70 kuti votimi.

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit ka përfunduar me kryesimin e Partisë Socialiste. PS-ja ka arritur të fitoj 60.5% të votave, që përkthehet në 10 mandate. Partia Demokratike ka marrë 29.3% të votave, duke siguruar 4 mandate.
Pas numërimit të mbi 3887 kutive nga 5225 Qendra Votimi, rezultati i parë tregon se Partia Socialiste (PS) kryeson me 52.38%, duke siguruar 547,434 vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.25% të votave, me 354,489 vota. Nisma-Shqipëria Bëhet është forca e tretë me 3.53%, duke marrë 38,035 vota, e pasuar nga PSD që ka gjithashtu 3.53% me 36,353 vota. Votat e tjera ndahen mes partive si Mundësia (2.9%), Koalicioni Euroatlantik (1.25%) dhe Djathtas për Zhvillim (0.39%). Sipas këtij rezultati paraprak, PS ka fituar 82 deputetë, PD ka 52, ndërsa PSD, Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë nga një mandat secila.

Sipas rezultateve paraprake nga numërimi i mbi 2400 kutive votimi nga 5225 në total, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 52.69% të votave, duke siguruar rreth 290 mijë vota dhe duke përfituar 83 mandate. Në vend të dytë renditet koalicioni PD-ASHM me 33.99% ose afërsisht 190 mijë vota, që përkthehen në 51 mandate parlamentare. Forca e tretë politike është Partia Socialdemokrate (PSD) me 3.79% të votave dhe 3 mandate, ndërsa subjektet e tjera si Nisma-Shqipëria Bëhet (3.46%), Mundësia (2.8%) dhe Lëvizja Bashkë kanë siguruar nga një mandat secila. Koalicioni Euroatlantik dhe Djathtas për Zhvillim kanë marrë përkatësisht 1.1% dhe 0.4% të votave, pa fituar mandate.

Numërimi i votave në bashkinë e Devollit ka përfunduar dhe rezultati tregon një fitore të ndjeshme për Partinë Socialiste. Sipas të dhënave të fundit, PS-ja ka siguruar 7802 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 5870 vota.
Përfundon procesi i numërimit në Konispol, ku janë numëruar të 16 kutitë e votimit. Në Bashkinë përkatëse, Partia Socialiste (PS) ka marrë 2,171 vota, duke u renditur e para, e ndjekur nga koalicioni PD-ASHM me 973 vota. Koalicioni “Shqipëria Bëhet” ka siguruar 373 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 77 vota.

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Hasit. Koalicioni PD-ASHM ka dalë fitues në këtë bashki, i ndjekur nga Partia Socialiste (PS) dhe Partia Socialdemokrate (PSD) si forca e tretë. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë si më poshtë:
- PD-ASHM: 3,547 vota — 52.57%
- Partia Socialiste (PS): 2,231 vota — 33.07%
- Partia Socialdemokrate (PSD): 841 vota — 12.46%
- Partia Mundësia: 37 vota — 0.55%
- Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 32 vota — 0.47%
- Koalicioni Euroatlantik (KEA): 22 vota — 0.33%
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 17 vota — 0.25%
- Lëvizja Bashkë: 16 vota — 0.24%
- Lëvizja Atdheu (LA): 3 vota — 0.04%
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 1 votë — 0.01%
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 0 vota — 0.00%

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, me kryesimin e Partisë Socialiste. Rezultatet sipas partive janë të ndara në: PS-ja 3214 vota, PD- ASHM-ja 1003 vota, Nisma “Shqipëria Bëhet” 149 vota, Partia Mundësia 84 vota dhe PSD-ja me 130 vota.

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, Pukë me kryesimin në rezultat të Partisë Demokratike. Votat ndahen në: PD- ASHM 1315 vota, PS-ja 1137 vota, PSD-ja 621 vota, Nisma “Shqipëria Bëhet” 25 vota.
Deri në orët e para të mëngjesit janë numëruar mbi 26% e kutive të votimit, deri më tani Partia Socialiste është në avantazh, duke u ndjekur më pas nga Partia Demokratike. Janë numëruar 1410 nga 5,225 qendrat e votimit në rang vendi. Sipas të dhënave paraprake, PS-ja kryeson me 186384 vota, që përfaqësojnë 52.75% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet PD-ja, Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 121243 vota, ose 34.31%.

Votimi nga bashkia Pustec në Korçë
Në bashkinë e Pustecit ka përfunduar numërimi i votave në tre kutitë e para, duke treguar një avantazh të qartë për Partinë Socialiste. Në kutinë e parë PS ka marrë 130 vota kundrejt 52 të PD-së, në kutinë e dytë rezultati ka qenë 150 për PS dhe 118 për PD, ndërsa në kutinë e tretë 139 vota për PS dhe vetëm 38 për PD. Në total, Partia Socialiste kryeson me 414 vota, ndërsa Partia Demokratike ka grumbulluar 205, duke i dhënë PS-së një epërsi të dukshme në këtë fazë të numërimit.

Votimi nga Vora
Numerimi elektronik në Vorë ka përfunduar dhe rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë shpallur. Ky sistem ka garantuar një pasqyrë të shpejtë të preferencave të votuesve.
Koalicioni PD-ASHM ka dominuar në disa qendra të Vorës, duke marrë 369 vota, me Eduart Çacën si kandidatin më të votuar me 143 vota. PS ka renditur e dyta në këto qendra, me 167 vota, dhe Endrit Braimllari si kandidat më të votuar me 65 vota. Në një tjetër qendër, PS ka fituar një epërsi të dukshme me 124 vota, ndaj PD-ASHM që ka marrë vetëm 42 vota. Subjektet e tjera politike, si koalicioni KEA (Koalicioni për Evropën e Ardhshme) dhe Partia Mundësia, kanë siguruar mbështetje më të kufizuar.
Votat e pavlefshme kanë qenë minimale.







