Rezearta Caushaj, aktiviste dhe analiste politike, në një bisedë me gazetaren Valmora Gogo shtron arsyet dhe zgjidhjet e situatës që është krijuar së fundmi në Shqipëri me përdorimin e mediave sociale.

“Nuk jam për mbylljen e tyre”, thotë Caushaj, duke shtuar se zgjidhje më e logjikshme e menaxhimit të platformave si Tik-Tok është monitorimi i fëmijëve dhe edukimi i përdoruesve.

Caushaj nuk heziton të artikulojë edhe përgjegjësinë që media profesionale ka në raportimin e vetëvrasjeve të ndodhur së fundmi, ku ka qenë e përfshirë edhe teknologjia.

Një analizë të detajuar, Caushaj i bën edhe situatës së opozitës në Shqipëri dhe seriozitetit që gëzon në perceptimin e publikut qeveria.

“Vizioni dhe qëllimi afatgjatë  mund ta nxjerrë të suksesshme opozitën në Shqipëri përballë qeverisë Rama”, thotë Caushaj.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Artikull i Mëparshëm

Ylli Manjani në Gogo.al

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11