Protesta kombëtare në Tiranë vijon në ditën e 76-të, ku këtë herë i janë bashkuar edhe shumë shqiptarë të ardhur nga Diaspora. Ndryshe nga herët e tjera, grumbullimi i protestuesve nisi pranë Stacionit të Trenit, për t’u mbledhur bashkërisht në sheshin “Skënderbej”, me itinerarin që vijoi më tej drejt Kryeministrisë, ku ishte ngritur podiumi i fjalimeve.


Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” protestuesit e ardhur nga Gjermania, Italia, Zvicra, SHBA-të, Kanadaja, Austria etj., u shprehën se pikërisht keqqeverisja u bë shkak për largimin e tyre nga vendi.


“Vij nga diaspora. Pavarësisht se jemi të ikur, atdheun nuk e harrojmë kurrë. Duhet të ndihmojmë që Shqipëria të jetë ashtu siç duhet të ishte. Jam larguar se nuk kishte mundësi që të kisha një të ardhme këtu. Kam studiuar për arkitekturë dhe nuk gjeja dot punë. Janë shitur projektet, siç e kemi parë te “The Albanian Files”, u shpreh një emigrante shqiptare e ardhur nga Florida.
Pas pozicionimit përballë Kryeministrisë, protestuesit morën fjalën, ku një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia u shpreh se Rama nuk ka pushtet personal, ndaj duhet larguar bashkë me Berishën, të cilin e konsideron patericën e tij.


“Rama nuk ka pushtet personal. Mbahet nga punonjësit e administratës publike, që po shesin dinjitetin dhe po shkatërrojnë vendin tonë për një vend pune. Nëse ne nuk reagojmë, kjo protestë nuk do të ketë përfundimin që duhet. Duhet ta rrëzojmë. Nuk është vetëm Rama, por edhe paterica e tij, Sali Berisha”, deklaroi ai.


Fjalën e mori edhe një e re shqiptare që prej vitesh e ka ndërtuar të ardhmen në Gjermani, e cila tha se 1 në 2 shqiptarë jeton jashtë vendit, kurse politikanët flasin për njerëzit sikur të jenë shifra.”


“Flasim për njerëzit që ikin sikur janë numra, por janë njerëzit tanë. Në vitin 2025 në Shqipëri ishin 2.3 milionë shqiptarë, jashtë saj 2.2 milionë. Pra 1 në 2 shqiptarë jeton jashtë vendit. Nga këta, 400 mijë janë fëmijë. 77% e atyre që jetojnë në diasporë janë forcë pune aktive që mungon në Shqipëri, por shfrytëzohet jashtë.”


Gjatë protestës një mjek kërkoi nënshkrimin e një peticioni nga kolegët e tij për mungesat e ilaçeve në spitale. Një mësuese kërkoi që të rinjtë të mos heqin dorë nga protesta, në të kundërt do të bëhet edhe më keq. “Shqiptarët duhet ta marrin në dorë fatin e vendit, kjo është çështje kombëtare”. Kështu deklaroi një emigrant shqiptar nga Kanadaja, i cili shtoi më tej: Të majtë e të djathtë e kanë shitur Shqipërinë. Është koha që shqiptarët të marrin fatin e vet, se po ju ikin fëmijët jashtë vendit.


Një nga folësit në protestë u ndal te tërheqja e fuqisë punëtore të huaj, duke deklaruar se në Shqipëri po sjellin gjithnjë e më shumë emigrantë indianë dhe egjiptianë, me qëllim shpopullimin e vendasve.


“Edi Rama bredh me skaf nëpër gjiret e Shqipërisë me Sorosin! Po i bëjnë kompanitë e mëdha që të marrin sa më shumë indianë e egjiptianë, me pak fjalë duan të na shpopullojnë! Atë që tha ministrja serbe para një muaji për spastrim etnik, atë duan të bëjnë këta!”


Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndërsa protestat në datat 15 dhe 16 janë parashikuar të jenë po ashtu me pjesëmarrjen e gjerë të Diasporës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11