
Rama po bën një lëvizje të dukshme në strukturën e ekipit të tij politik përpara zgjedhjeve, duke i dhënë një rëndësi të veçantë individëve që kanë arritur famë dhe ndikim jashtë politikës, si influencerët dhe figura të panjohura për publikun e gjerë. Me këtë strategji duket se Rama po përpiqet të thyejë barrierat e zakonshme të fushatave zgjedhore, duke përfshirë individë që nuk janë pjesë e politikës por që kanë ndikim në shoqëri, personazhe që nuk janë të njohur për Partinë Socialiste apo sa kanë filluar karrierën e tyre në politikë, si dhe personazhe që nuk janë të njohur shumë për publikun por vlerësohen për kontributet e tyre në shoqëri.
Ndër emrat që Rama ka përfshirë në ekipin e tij, të njohur edhe si influencer është Marjana Koçeku. Ose e njohur për audiencën si “neomalsorja”, që ka vendosur të rikthehet sërish në vendlindjen e saj, në fshatin Nanplepa të Dukagjinit në veri të Shqipërisë, duke zhvilluar turizmin, në kullën që e ka trashëgimi nga gjyshi dhe babai. Marjana sjell një përzierje të pasionit për trashëgiminë dhe një vizion të ri dhe modern për të ardhmen.

Ndërsa përsa i përket emrave që sapo kanë filluar karrierën e tyre në politikë, ndër to mund të permendim Ilva Gjuzin, nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Citimi i saj për Ramën që thonte se “E keqja e Ramës është se ndodhet 10 hapa para të tjerëve”, u bë viral, si dhe u kritikua shumë nga analistë apo opinionistë të ndryshëm.
Rama ka zgjedhur dhe personazhe të cilët kanë dhënë kontributet e tyre në profesione të ndryshme, ashtu sikurse Loer Kume apo Iris Luarasi. Kume është një shkrimtar, prozator dhe eseist i njohur për krijimtarinë e tij letrare.



