Teksa gara për drejtimin e Partisë Demokratike po shkonte drejt mbylljes së afatit të kandidimeve, mëngjesin e ditës së sotme pranë selisë blu janë paraqitur kërkesat e Evi Kokalarit, mjekes së QSUT Mereme Sela dhe avokates Alesia Balliu. Kokalari ka deklaruar se ka dorëzuar dokumentacionin për t’u bërë pjesë e garës, por nuk ia kanë pranuar, nga ana tjetër kërkesa e mjekes së QSUT-së Mereme Sela është pranuar. “Ne orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.” Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im. Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës. Clowns!!!”, ka shkruar Kokalari.

Edhe Ervin Salianji ka depozituar kandidaturën e tij përmes një personi të autorizuar prej tij, teksa vetë ndodhej në Londër, përfaqësuesi i tij arriti vetëm t’i hidhte dokumentet në recepsion, pasi çdo derë tjetër në seli ishte e kyçur e asnjë figurë e PD-së nuk ndodhej aty. Salianji ka theksuar nevojën për ndryshim të lidershipit dhe modernizim të strukturave, duke u shprehur se “Sali Berishës duhet t’i njihen meritat, por koha e tij ka mbaruar”.

Pas deklaratave për refuzim të kandidaturave për kreun e PD-së ka folur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i cili i pyetur nga gazetarët në lidhje me kandidatët ka hedhur poshtë pretendimet për pengesa apo refuzime kandidaturash. “A ke parë diçka ti, ka ndonjë anëtar të Partisë Demokratike që ka aplikuar dhe i është refuzuar e drejta e aplikimit? Më thoni një,” u përgjigj Noka. Ai gjithashtu ka folur edhe për Mereme Sela deri më tani kandidaten e vetme përballë Berishës, për të cilën është shprehur se do të shohin nëse plotëson kushtet. “Mirela Sela është demokrate. Është anëtare e partisë. Është pritur, ka dorëzuar. A i plotëson kriteret, a s’i plotëson kriteret, është çështje e institucioneve”, tha Noka.

Por edhe pse Noka i ka hedhur poshtë pretendimet për refuzim e kandidaturave Evi Kokalarit, Alesia Balliut dhe Ervin Salianjit, të cilët dërguan përfaqësuesit e tyre, nuk i është pranuar aplikimi. Të 3 kanë thënë se dokumentacionin do e dorëzojnë dhe në rrugë elektronike dhe pse gjasat për tu pranuar si kandidatë, janë zero.

Ervin Salianji reagon pasi iu refuzua kërkesa për të kandiduar për kreun e PD-së: “Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private”, u shpreh ai duke shtuar: “Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia, por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara”.

Në garë mbetet vetëm Sali Berisha.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10