Nga Ermal Hasimja

Disa mendime të tjera për Zvërnecin:

1. Opozita duhet të shprehet qartë për qëndrimin e saj. Reagime si ai i Belind Këlliçit janë të duhura, por nuk mjaftojnë.

2. Protesta e së dielës nuk vlen vetëm për Zvërnecin, por edhe për çdo marifet qeveritar në të ardhmen. Babëzia nuk do të ndalet kurrë. Paratë e taksave vidhen ende pa u futur në arkën e shtetit dhe tani qartësisht i ka ardhur rradha tokës dhe natyrës. Brenda pak vitesh nuk do të ketë më nevojë për shqiptarë: qeverisë do t’i mjaftojnë filipinasit e bangladeshasit (për të cilët kam respekt se punojnë me djersën e ballit për bukën e fëmijëve).

3. Teoritë se protesta nxitet nga grekët a dikush tjetër nuk ka vlerë. Pavarësisht gjithçkaje shteti duhet të mbrojë zonat e mbrojtura me ligj, të bëjë transparencë të plotë për pronarët dhe investitorët, të konsultohet me komunitetin dhe të garantohet që ai përfiton nga projekti, të marrë miratimin e specialistëve të mjedisit dhe të garantojë se projekti nuk dëmton natyrën.

4. Zvërneci tregoi se qeverisë nuk i mjafton kontrolli i televizioneve e as blerja e një grushti opinionistësh. Interneti është instrument demokratik i përkryer.

5. Kjo nuk mund të jetë thjesht një protestë kundër një projekti. Edhe nëse do të zgjidhej Zvërneci janë bërë e po bëhen gati pazaret për cdo centimetër katror të vendit. Protestuesit duhet të kuptojnë se problemi është qeveria, jo protagonistët e rastit specifik. Qeveria ndryshohet me votë.

6. Protesta ngjall shpresën që reagimi qytetar është i mundur.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11