Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar pas lajmit se shoqërimi në komisariat i aktivistes Arvina Lleshi ka lidhje me të. Luarasi thotë se ky është një lajm i rremë. Ajo sqaron se shoqërimi ka të bëjë me një incident siç është sulmi ndaj automjetit të deputetes Ilva Gjuzi. Pasqyra e automjetit të saj privat është dëmtuar gjatë protestës së djeshme pranë kuvendit. Luarasi distancohet nga ndonjë denoncim i mundshëm siç pretendohet duke u shprehur: “Deri më tani nuk kam ndërmarrë asnjë hap ligjor ndaj personave që më denigruan dje. Ata që përdorin manipulimin dhe lajmet e rreme nuk i shërbejnë protestës: e bëjnë pis atë”.
Deputetja socialiste reagon edhe për një fotomontazh që është bërë me imazhin e saj. “Përdorimi i fytyrës sime mbi trupin e një gruaje tjetër është poshtërim publik dhe dhunë digjitale ndaj një gruaje. Kur kësaj i shtohet edhe një lajm i rremë, nuk kemi më as informim, as satirë dhe as gazetari”.
Në fund ajo vëren se: “Gazetaria kërkon të vërtetën, kurse qelbësirllëku ushqehet me gënjeshtrën. Mos i ngatërroni. Dhe qelbësirllëku nuk quhet gazetari”.

Reagimi i plotë i deputetes Iris Luarasi:
FAKE NEWS DHE MANIPULIM I SHËMTUAR. Protestuesja është shoqëruar në komisariat lidhur me sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës së tij dhe s’ka lidhje fare me mua.
Deri më tani nuk kam ndërmarrë asnjë hap ligjor ndaj personave që më denigruan dje. Ata që përdorin manipulimin dhe lajmet e rreme nuk i shërbejnë protestës: e bëjnë pis atë.
Përdorimi i fytyrës sime mbi trupin e një gruaje tjetër është poshtërim publik dhe dhunë digjitale ndaj një gruaje. Kur kësaj i shtohet edhe një lajm i rremë, nuk kemi më as informim, as satirë dhe as gazetari. Gazetaria kërkon të vërtetën, kurse qelbësirllëku ushqehet me gënjeshtrën. Mos i ngatërroni. Dhe qelbësirllëku nuk quhet gazetari.
se aktivistaj Arvina Lleshi është shoqëruar në komisariat pas