Sot, kryeministri Edi Rama dhe shumica parlamentare e Partisë Socialiste shpëtuan edhe një herë Belinda Balluku nga heqja e imunitetit dhe arrestimi i saj, duke votuar kundër kërkesës së SPAK-ut në Kuvend. Kërkesa e prokurorëve të posaçëm synonte t’i hapte rrugë arrestimit të saj në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me shkeljen e barazisë në tendera, por votat e shumicës socialiste e rrëzuan këtë kërkesë. Vendimi i Parlamentit ka sjellë reagime të shumta politike dhe institucionale, ndërsa menjëherë pas votimit kanë ardhur edhe qëndrimet e disa ambasadave të vendeve të ndryshme në Shqipëri. Përfaqësitë diplomatike të vendeve partnere kanë komentuar zhvillimet, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të pavarur të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe nevojën që hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të zhvillohen pa pengesa.

Mes reagimeve ishte ai i Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, e cila theksoi se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian, por një kusht i domosdoshëm për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit edhe në nivelet e larta. Ambasada nënvizoi se pritshmëria është që në raste të tilla drejtësia të veprojë shpejt dhe pa pengesa, ndërsa politika shqiptare duhet të garantojë këtë proces.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në një përgjigje për “News24”, theksoi se pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, ambasada amerikane sqaroi se nuk komenton çështje ligjore që janë ende në proces.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, e cila deklaroi se Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE në përputhje me dëshirën e qytetarëve shqiptarë. Sipas saj, një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta, duke theksuar se sistemi i drejtësisë duhet të jetë në gjendje të vijojë hetimet shpejt dhe pa pengesa.

Nga ana tjetër, edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë reagoi për zhvillimet lidhur me votimin në Kuvend për imunitetin e Belinda Balluku. Në qëndrimin e saj, ambasada britanike theksoi se imuniteti parlamentar nuk duhet të shndërrohet në një pengesë për llogaridhënien para drejtësisë dhe se parimi i barazisë përpara ligjit duhet të zbatohet për të gjithë, pavarësisht funksionit apo pozicionit politik që një zyrtar mban. Sipas ambasadës, është e rëndësishme që institucionet e drejtësisë të kenë mundësinë të kryejnë detyrën e tyre pa ndërhyrje dhe pa pengesa, në mënyrë që të garantohet transparencë, besim publik dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Pas këtyre reagimeve, kryeministri Edi Rama deklaroi se Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se hetimi duhet të vijojë i patrazuar, pa pengesa dhe pa presione ndaj SPAK-ut nga faktorë jashtë pushtetit të pavarur gjyqësor.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7